Referendum për hapjen e kutive, një grup qytetarësh kërkesë në KQZ

Një grup qytetarësh në Tiranë kanë paraqitur pranë KQZ-së një kërkesë për organizimin e një referendumi, ku qytetarët të ftohen për të votuar nëse duan të rinumërohen apo jo fletët e votimit të zgjedhjeve të kaluara. Në kërkesën e tyre drejtuar KQZ-së, firmëtarët shtrojnë tri pyetje që qytetarët në referendum duhet t'i përgjigjen me PO ose JO. Pyetjet me të cilat referendumi do tu drejtohet qytetarëve do të jenë : A duhet të rinumërohen fletët e votimit të zgjedhjeve parlamentare të 2009-s? A duhet rinumërimi të bëhet nga shoqëria civile? A duhet që rinumërimi të bëhet nga KQZ-ja? Nismëtarët e kërkesës për referendum, thonë se ka ardhur koha që vetë shtetasit të vendosin për fatin e votës dhe se kërkesa e tyre rrjedh nga e drejta që u jep Kushtetuta. Grupi i qytetarëve është në pritje të përgjigjes që duhet t'i japë KQZ-ja, e cila, sipas ligjit, duhet ta bëjë këtë gjë brenda 20 ditësh.
Por shqyrtimi i kërkesës së qytetarëve pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ta marrë në muajin shtator, pasi në gusht i gjithë institucioni është me pushime.
Por shqyrtimi i kërkesës së qytetarëve pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ta marrë në muajin shtator, pasi në gusht i gjithë institucioni është me pushime.