Kosovë, hapet tenderi për privatizimin e PTK-së
Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka publikuar sot ftesën për pjesëmarrje në tender për shitjen e Telekomit të Kosovës.
Në tenderin e publikuar në faqen zytare të MEF it thuhet se qëllimi është që të shitet shumica e aksioneve të kësaj kompanie publike, aksione këto që tashti janë 100 për qind pronë e Qeverisë.
"Komiteti qeveritar për privatizim fton të gjithë palët e interesuara, veçmas operatorët e Telekomit dhe investitorët me përvojë në fushën e telekomunikacionit që të dërgojnë kërkesa me shkrim në lidhje me procedurën dhe kriteret për parakualifikim për pjesëmarrje të tender", thuhet në ftesën e MEF-it.
Afati i fundit për dërgimin e dokumentacionit për parakualifikim është data 13 shtator e vitit 2010. Qeveria e Kosovës ka vendosur më herët që të shesë 75 për qind të aksioneve të Telekomit të Kosovës. Eshtë vlerësuar se për 75 për qind të aksioneve të Telekomit të Kosovës me rrjet mobil dhe fiks do të mund të shiteshin me çmim prej 300 600 milionë euro.