Referendum per pavaresine e Katalonias ne 2014

Katalonia ka dërguar një kërkesë të qartë për pavarësinë, qeverisë spanjolle me rastin e Festës Kombëtare të “Diadës”. Në Barcelonë ashtu si dhe në pjesën tjetër të rajonit. Me qindra mijëra persona kanë formuar një zinxhir njerëzor të gjatë 400 kilometra për të reklamuar mbajtjen e një referendumi. Pavarësia është kërkesë e vjetër e katalanasve, e cila është përforcuar me recesionin dhe shkurtimet në shpenzimet publike të vendosura nga qeveria. Sipas sondazheve më të fundit 52 për qind janë në favor të ndarjes, ndërsa 80 përqind dëshirojnë mbajtjen e një referendumi.