Kili 40 vjetori i grushtit ushtarak
Me dhjetëra të arrestuar pas përplasjeje të dhunshme që kanë shoqëruar ceremonitë përkujtimore për 40 vjetorin e grushtit ushtarak. Disa nga gjimnazet e vendit janë pushtuar nga protestuesit, ndërsa përleshjet janë shtrirë në rrugët e Santiagos dhe në zona të tjera, me barrikada dhe automjete në flakë. Në kryeqytetin e vendit 100 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një qarku të shkurtër pas hedhjes së një zinxhiri në kavot e shtyllave të tensionit të lartë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme flakët e qirinjve kanë kujtuar viktimat e diktaturës në vendet simbol, si ai para një qendre ku mbaheshin dhe torturoheshin të arrestuarit. Ndërsa disa aktorë kanë performuar torturat.
Faza e diktaturës e cila zgjati 17 vjet u kushtoi jetën mijëra personave, dhe është dënuar me fjalë të ndryshme dhe në ceremoni të ndara nga presidenti konservator Sebastian Pinera si dhe përfaqësuesi i të majtës Mishel Bakelet, duke treguar një shoqëri që vazhdon të jetë e përcarë.