Referendumi i Irlandes dhe integrimi i Ballkanit Perendimor
Europa e Bashkuar serish ndodhet perballe nje sfide te veshtire, e konsideruar deri ne kufijte e mbijeteses. Eshte pikerisht Presidenti Sarkozy, propozuesi per ta zevendesuar kushtetuten e pavotuar nga francezet dhe hollandezet me nje mini marrveshje e cila mund te miratohej me lehte dhe te lehtesonte daljen nga kriza.
Traktati i Nices nuk u dha zgjidhje perfundimtare disa nga elementeve thelbesore te nje Europe ne zgjerim. Ky traktakt nuk pengon funksionimin e institucioneve aktuale te Brukselit, por ka limituar numrin e vendeve anetare ne 27.
U shpresua shume qe Traktati i Lisbones te miratohej pa veshtiresi, Europa e Bashkuar te fitonte autoritetin dhe fleksibilitetin e nevojshem per te funksionuar ne menyre sa me efektive sidomos ne arenen nderkombetare.
Por, vota JO ne Irlande e ka rritur shqetesimin qe kjo mund te ndodhe edhe ne vende te tjera. Cekia, Suedia dhe Polonia e kane shprehur hezitimin e tyre. Euroskeptiket ndjehen triumfatore, ndersa te tjeret jane akoma te shokuar nga deshtimi i mini-marrveshjes.
Shqetesimi per impaktin negativ te JO-se irlandeze per zgjedhjet ne parlamentin europian te vitit 2009 sa vjen dhe rritet. Samiti i Tetorit, ku mund te diskutohen variantet optimale te daljes nga kriza, nuk garanton pershpejtim te procesit te ratifikimit te marreveshjes para zgjedhjeve parlamentare. Disa vende europiane, duke filluar nga Anglia, nuk e kane pranuar idene e presionit demokratik mbi Irlanden. Kjo synonte pershpejtimin e miratimit nga 26 vendet anetare dhe pas asaj nje rivotim te sigurte te Irlandezeve, gje qe nuk ndodh per here te pare.
Po te mbajme parasysh fazen e ciklit ekonomik ne te cilen ndodhet ekonomia europiane me inflacion dhe papunesi ne rritje, eshte e veshtire qe pa nje vullnet te qarte, te plote dhe publik te lidershipit ne vendet ku do te ratifikohet marrveshja e Lisbones, te shpresosh qe ajo te hyje ne fuqi shpejte.
Politikanet dhe analistet jane te ndare ne faktin nese marrveshja e Lisbones ka vdekur dhe do te duhet nje marrveshje e re, te mos harrojme qe kjo marrveshje eshte miratuar deri tani ne 16 vende te EU-se.
Ka zera qe bashke me vdekjen e marrveshjes se Lisbones konsiderojne te vdekur edhe vete projektin e bashkimit politik te Europes, duke e reduktuar ate thjeshte ne nje union dhe ne nje zone te perbashket ekonomike.
Me optimistet nuk e konsiderojne krize, aq me pak vdekje te projektit politik te Europes se Bashkuar, deshtimin e referendumit ne Irlande, por nje problem qe duhet perballuar.
Por, sa ka ndikuar negativisht ne procesin e integrimit te vendeve te Ballkanit Perendimor referendumi Irlandez?
Pa dyshim qe procesi i integrimit europian te vendeve te Ballkanit do te ndjej pasojat negative. Vende te ndryshme jane shprehur qarte qe pa nje marrveshje te re nuk mund te kete zgjerime te reja. Hollanda, rrzuesja e kushtetutes se 2005-es eshte kategorike ne kete qendrim, por jo vetem ajo.
Thellimi i integrimit nepermjet marrveshjeve te reja do ta lehtesonte funksionimin e Europes se Bashkuar, sidomos ne profilin e saj si faktor global. Europa e Bashkuar mund dhe duhet te jete ne raport me peshen e saj ekonomike dhe sidomos me standartet e demokracise se saj, nje ze me influent ne zhvillimet globale, sidomos ne politiken e jashtme dhe te sigurise qe edhe me marrveshjen e re mbeten politika kryesisht kombetare.
Pavaresisht nga rruga konkrete qe do te ndiqet dhe nga koha e nevojshme qe do te duhet per te dal nga kjo krize, duke analizuar sfidat globale qe ka ekonomia boterore, lideret politike europiane dhe opinioni publik, nuk do ta braktis projektin e Europes se Bashkuar.
Te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor jane ne faza te ndryshme te procesit te anetaresimit. Ne te gjitha keto vende mbeshtetja publike per anetaresimin ne BE eshte e madhe, perfshi edhe qeverine e sapo zgjedhur ne Serbi e cila deklaron ambicjen e saj per anetaresimin e vendit ne EU.
Shqetesimi qendron ne faktin qe ky referendum mund te kete ndikim ne krijimin e vonesave te reja pikerisht ne Ballkanin Perendimor qe vazhdon te jete pjesa me e varfer e Europes, si pjesa me m shume konflikte dhe luftra.
Ne koridoret e Brukselit degjon shpesh vleresimin se viktima e pare e ketij rezultati eshte Kroacia, e cila mund te behej vendi i 28 anetar i BE ne vitin 2009.
Ne momentin kur kjo perspektive europiane behet e larget apo me e lodhshme per shkak edhe te krizave institucionale te BE-se te shtuara pas vitit 2005, kerkohet nje debat me i plote publik dhe politik se si kjo shprese dhe ky inspirim per kompromise dhe konsensuse politike per reforma te qensishme nuk venitet.
Fakti qe vendet e Ballkanit Perendimor ndodhen ne faza te ndryshme te procesit te integrimit, mund ta beje me te lehte kete sfide per Brukselin, edhe ne realitetin post referendum te Irlandes.
Procesi i zgjerimit nuk duhet te ngrij qofte edhe perkohsisht ne te gjitha fazat e tij dhe per te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor.
Eshte e veshtire qe pa nje marrveshje te re te EU-se te shpresosh anetaresimin ne 1 janar 2009 per Kroacine, apo nje date konkrete per anetaresimin e Maqedonise edhe pse ka vite qe pret me statusin e vendit kandidat.
Por ne fazat e ndermjetme te anetaresimit ku ndodhen vendet e tjera te rajoni tone nuk duhen krijuar vonesa, zvarritje apo bllokime, qofte edhe te perkohshme.
Ndoshta kjo nuk do te ishte e mjaftueshme per te ruajtur optimizmin e publikut dhe ritmin e reformave, por njkohsisht jo te mjaftueshme do te ishin vetem deklaratat publike te disa liderve europiane apo te Brukselit se procesi vazhdon, se e ardhmja europiane e Ballkanit Perendimor eshte e sigurte.
Ndoshta kerkohen politika te reja te thellimit te integrimin edhe ne vendet e Ballkanit Perendimor, ndoshta instrumenta me te plote dhe mbeshtetje financiare me efektive do te duhet te shoqerojne procesin e ngadalesuar te anetaresimeve te reja.
Eshte theksuar se shpejtesia e integrimit te vendeve te Ballkanit Perendimor vec te tjerave, do te kushtezohej edhe nga vleresimi per Rumanine dhe Bullgarine, nga eficenca e luftes se tyre kunder korrupsionit. Fatkeqesisht, keto vende te reja europiane nuk e rriten optimizmin per anetaresimet e reja, per me teper ato rriten skepticizmin ndaj vendeve te Ballkanit Perendimor.
Duke bashkuar skepticizmin e theksuar ndaj vendeve tona dhe impaktin negativ te JO-se Irlandeze, eshte e qarte se, ndersa Europa mund te kete nje periudhe reflektimi dhe ngadalesimi te zgjerimit te saj, vendet tona nuk mund te kene asnje moment ngadalesimi te reformave te domosdoshme.
Kjo periudhe duhet te jete shume intensive, per reformat e rendesishme te funksionimit te shtetit ligjor, luftes kunder korrupsionit, qartesimin e te drejtes se pronesise dhe te efikasitetit ne rritje te administrates publike.
Kjo periudhe nuk mund te jete periudhe pritjeje ne pasivitet per shkak te ngadalesimit te procesit dhe te rritjes se kohes ne pritje per anetaresim te plote. Vendet e rajonit tone perfitojne shume nga thellimi i integrimit rajonal si pjese integrale per te ardhmen tone europiane. Ne cdo vend te Ballkanit Perendimore ka akoma shume reforma themelore qe na bejne realisht vend te Europes se Bashkuar.