Referendumi për imunitetin, Xhafa: Ja si i themi po

Referendum për imunitetin, vetëm nëse hidhet si paketë me reformen ne drejtesi, ndalimin e importit te plehrave dhe marreveshjes se detit. Ky ka qenë qëndrimi i PS, përcjellur nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj gjatë një deklarate për mediat. Xhafaj deklaroi se PS do të votojë nismën për referendum popullor vetëm nëse votohet drafti katërpikësh, në të kundërt PS nuk do ti japë ok referendumit për teka të Kryeministrit, sic i quajti ai.
“Të gjithë e kanë të freskët sjelljen e ushtarit të Kryeministrit, kamikazit Ristan, për kryerjen e referendumit për importin e plehrave, e mbështetur nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë. Referendumi është hedhur si alternativë edhe nga PS në rast të mungesës së amendamenteve që trajtojmë. Ai thotë se miratimi i amendamenteve në shtator është i vonuar, por ku shkoi kjo kauzë kur thotë për referendumin që kushedi kur bëhet. Kryeministri kërkon 2/3 e votave për amendamentet kushtetuese në referendum.Partia Socialiste është dakord për mbajtjen e referendumit dhe i jep votat nëse në referendum përfshihen 4 çështje:Heqja e imunitetit;Reforma në Drejtësi;Ndalimi i importit të plehrave;Ndalimi i marrëveshjes për cenimin e kufijve detarë në Shqipëri” tha Xhafaj.
Duke analizuar senacën e djeshme parlamentare, deputeti socialist Fatmir Xhafa e cilësoi një seance shterpë, të dështuar si dhe të provokuar e imponuar nga Kryeministri Berisha. Në këtë kontekst ai u shpreh se opozita debatoi me argumente dhe fakte me qëllimin e vetëm reflektimin e përbashkët në funksion të klimës së bashkëpunimit dhe konsensusit, por Kryeministri dhe Qeveria zgjodhën rrugën e forcës.
“Berisha në funksion të strategjisë për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga hallet, provoi një debat shterpë për një çështje që nuk ishte çështje. Kuvendi u përdor nga shumica. Mosvotimi i djeshëm e la të hapur shansin që në përfundim të debatit amendimet të votohen si pjesë e një projekti të përbashkët edhe ato për kufizimin e imunitetit. Grupi ynë parlamentar e ka bërë të qartë pozicionin e tij pro amendamenteve që kufizojnë imunitetin e ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve, gjithë të tjera janë spekulime politike që nuk kanë pse meritojnë vëmendjen tonë”, theksoi ai.