E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma Zgjedhore Berisha Pranojme rekomandimet e ODIHR

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat u shpreh se maxhoranca do të pranojë rekomandimet e ODIHR për zgjedhjen e problematikës së Reformës Zgjedhore.

"ODIHR kërkon siguri maksimale në zgjedhje. Nisma për propozime në Ligjin Zgjedhor i është lënë opozitës", tha Berisha para deputetëve demokratë.

Ndërkohë më herët, shefi i qeverisë deklaroi se kryetari socialist Edi Rama mashtron kur thotë se në Shqipëri ka 1 milion të papunë.

Kryeministri pranoi se në vend ka papunësi, varfëri dhe mjerim, por tha se shifra e publikuar, për të cilën Rama thotë se i referohet edhe statistikave të Bankës Qendrore KM thote se kur kryefamiljari eshte i punesuar e gjithe familja qenka e punesuar e beka dhe biznes!Duket se flet vec per familjen e vet.

Edi Rama
Reagimi ne Twitter është një mashtrim.

Berisha ndër të tjera vlerësoi se investimet në zonat rurale të Shqipërisë janë një hap madhor drejt zhvillimit, ndërsa theksoi se janë 22 mijë punëtorë të punësuar në projekte të ndryshme që janë në plan për ndërtimin.

"Ndërtimi i hidrocentraleve mundëson punësimin e 15 mijë punëtorëve", tha Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›