Reforma Zgjedhore, Oerd Bylykbashi: Komisioni aktual ka vdekur, ja skema e re

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi nuk ka pritshmëri të mëdha nga maxhoranca për reformën zgjedhore. Jo vetëm për të përmbushur kushtin e grupit parlamentar të PD për përfaqësimin e tij me bashkëkryeyarin, por as për rezultatin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
Në një interviste per emisionin “Pa Censurë”, zoti Bylykbashi vë në dukje prirjen 10 vjeçare të kryeministrit Edi Rama për të mos bërë fare reformë zgjedhore ose për të bërë disa ndryshime në ligj, duke përsëritur përvojën e votot 2020, por këtë herë me Lulzim Bashën.
“84 votat që duhen për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, Rama nuk i ka dhe do të dalë në një eskpeditë peshkimi për të peshkuar deputetë, mundësisht “këpëratën” 2.0.”- tha zoti Bylykbashi, i cili e quajti komisionin aktual të reformës zgjedhore, një komision fantazëm, komision të vdekur, përsa kohë grupit parlamentar të PD i mohohet bashkëkryetari, që ka të drejton e vetos.
“Në këtë komision, gjysmën e ka PS, pjesën tjetër e ka marrëveshja e Ramës me Bashën. Por ne po i bëjmë autopsinë diçkaje të vdekur prej 2 vitesh. Nuk ka patur kurrë më parë një komision reforme zgjedhire, ku kryeministri kontrollonte të dyja vetot. Tani, duhet bërë diçka e re, siç e kemi bërë dikur në traditën më të mirë të parlëmentit, kur uleshim dhe vendosnim me konsensus.”- u shpreh nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, i cili tregon dhe zgjidhjen e krizës për reformën. “Grupi parlamentar ka marrë vendim dhe ka zëvendësuar zotin Alibeaj.
Parlamenti duhet të vendosë me votë formale përbërjen që propozon opozita, me bashkëkryesimin që kërkon opozita dhe nis menjëherë puna për atë që kërkojnë rekomandimet e OSBE/ ODIHR.- theksoi zoti Bylykbashi, i cili u përgjigj dhe për listat e hapura, një propozim që këmbëngul zoti Basha.
“Listat e hapura janë një fragment i sistemit zgjedhor dhe s’mund të flitet për to, pa folur për sistemin. Jam dakord me listat e hapura, në varësi të sistemit zgjedhor që përcaktohet”- u shpreh Oerd Bylykbashi, i cili ka përfaqësuar historikisht PD në proceset e reformës zgjedhore.
/rtsh.al/