Reforma në drejtësi - presidenti Nishani takon sot krerët e institucioneve

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka thirrur sot një tryezë të rrumbullakët me një serë drejtuesish të institucioneve kryesore, pjesë përbërëse të sistemit të drejtësisë.
Në këtë tryezë do të diskutohet mbi reformën në sistemin gjyqësor, si dhe mbi sfidat që burojnë nga rekomandimet në Raport Progresin e BE-së për Shqipërinë për vitin 2012.
Javën e kaluar Presidenti Nishani zhvilloi takime të veçanta konsultuese me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme.
Gjatë këtij takimi u hodh në tryezë data 23 qershor, si më e përshtatshmja për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme.
Vetë kreu i shtetit është shprehur në një prononcim për mediat se, “së shpejti do të dekretojë datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013”.