E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma në prokurimet publike, ministrja Ibrahimaj bën të ditur nisjen e platformës digjitale për rritjen e transparencës

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri me dije nisjen e platformës së re elektronike të prokurimeve, prokurimet.obp.al, e cila ka për qëllim digjitalizimin e plotë të administrimit të kërkesave për prokurim.

Përmes kësaj platforme të re, më shumë se 250 autoritete kontraktore do të kenë mundësinë të administrojnë në mënyrë tërësisht digjitale kërkesat e tyre, duke përfshirë përgatitjen, nënshkrimin dhe vulosjen elektronike të dokumentacionit. Kjo procedurë eliminon nevojën për printimin dhe dorëzimin fizik të dokumenteve, me synim rritjen e shpejtësisë dhe efikasitetit.

Përfitimet kryesore të platformës së re:

  • Efikasitet dhe shpejtësi: Më shumë shpejtësi në administrimin dhe procesimin e kërkesave për prokurim.
  • Uljat e kostove: Reduktim i dokumentacionit fizik dhe i kostove administrative për institucionet.
  • Komunikim i standardizuar: Komunikim i drejtpërdrejtë ndërmjet autoriteteve kontraktore dhe Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP).
  • Monitorim në kohë reale: Ndjekja e statusit të kërkesave në kohë reale nga autoritetet përkatëse.
  • Transparencë e plotë: Gjurmueshmëri e dokumentuar e çdo veprimi të kryer gjatë gjithë procesit.

Lidhur me këtë zhvillim, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, u shpreh në rrjetet sociale:

“OBP lançon platformën e re elektronike prokurimet.obp.al. Mbi 250 autoritete kontraktore do të mund të administrojnë kërkesat për prokurim në mënyrë plotësisht digjitale, duke përfshirë përgatitjen, nënshkrimin dhe vulosjen elektronike të dokumentacionit, pa qenë më i nevojshëm printimi dhe dorëzimi fizik i tij. Një standard i ri bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve kontraktore dhe OBP-së, që përfaqëson një ndryshim konkret në mënyrën e paraqitjes dhe administrimit të kërkesave për prokurim: kursen kohë dhe burime, thjeshton procedurat dhe mbështet realizimin në kohë të prokurimeve për punë, mallra dhe shërbime, në funksion të shërbimeve më cilësore për qytetarët. Prokurojmë së bashku për Shqipërinë evropiane.”

Sipas ministres, sistemi i ri përfaqëson një standard të ri bashkëpunimi mes institucioneve, duke mbështetur realizimin në kohë të prokurimeve për punë, mallra e shërbime dhe duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve më cilësore, transparente dhe efikase për qytetarët

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›