Reforma shëndetësore, Gjykata ok propozimit të Obamës

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara ka mbështetur shtyllën qendrore të ligjit për kujdesin shëndetësor të presidentit Barak Obama, sipas të cilit kërkohet që shumica e amerikanëve duhet të kenë sigurim shëndetësor.
Sot Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë argumentet se rishqyrtimi masiv i sistemit shëndetësor amerikan ishte jokushtetues, pasi kërkon që shumica e amerikanëve deri në vitin 2014, duhet të kenë sigurim shëndetësor ose ballafaqohen me dënime.
Ky vendim i gjykatës më të lartë në Shtetet e Bashkuara paraqet një fitore të madhe për Barak Obamën, pesë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.
Këtë plan të kujdesit shëndetësor presidenti Obama e shndërroi në ligj, duke e nënshkruar atë në vitin 2010.
Shtetet e Bashkuara janë vendi i vetëm i zhvilluar industrialisht, që nuk mundëson sigurim shëndetësor për të gjithë shtetasit e saj.