Reforma shëndetësore, me fitim për të varfërit
Por sipas njerëzve, kjo do të sjellë më pak përfitime për grupe të tjera individësh, përshirë edhe ata vetë. Këto përfudime kanë ardhur nga një sondazh i publikuar ditën e premte. Sondazhi i 17 marsit, i zhvilluar nga ''Gallup'' me mbi 100 persona në SHBA, që lidhet me përpjekjen përfundimtare të presidentit Barak Obama për miratimin e projektligjit në Dhomën e Përfaqësuesve, gjithashtu nxori në pah që disa amerikanë mendojnë se legjislacioni mund të përkeqësojë gjërat për familjet e shtresës së mesme.
Rreth 59% e të pyeturve pohuan se plani do të ndihmonte amerikanët të cilët nuk janë të siguruar nga ana shëndetësore, ndërkohë 56% u shprehën se prisnin një përfitim për shtresën e varfër. Por vetëm 28% deklaruan se besonin që plani Obama do të përmirësonte gjendjen në familjet e tyre, ndërkohë që 37% e të anketuarve deklaruan se mund të përkeqësojë situatën për ta. Vetëm 9% mendojnë se reforma nuk do të bënte ndonjë ndryshim të madh. 44% u shprehën se plani mund të vështirësonte situatën për SHBA-në dhe shtresën e mesme të popullsisë.