E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, komisioni hetimor nuk i jep fund krizës

Mazhoranca miratoi komisionin e kërkuar nga opozita, por jo me kushtet e saj. Ndërkohë që opozita tërhiqet nga kërkesat e saj, pasi shumica nuk parashikon ndryshimet e ligjit, hapjen e kutive.

"Nesër bëni kërkesën tuaj, por ju s’kini të drejtë të votoni mbi një kërkesë tonën për ngritjen e komisionit hetimor apo nisma kur neni përkatës më jep të drejtën mua ta tërheq dhe t’i ke detyrimin të deklarosh mbylljen e seancës dhe jo të votosh atë që tërhoqa unë. Cfarë do votosh?! Pretendimi juaj është bërë mbi bazën e kërkesës time. Unë e tërhoqa kërkesën time", deklaroi kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli iu përgjigj duke deklaruar se kërkesa nuk është depozituar në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

“Kjo është në emër të Gramoz Rucit. Jo zoteri nuk më ke sjellur kërkesën në emër të Grupit Parlamentar. Kërkesa juaj është në emër të 35 deputetëve”, tha zonja Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›