E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma territoriale/ Komisioni i posaçëm parlamentar ndalet në Elbasan për diskutime

Ndalesa e radhës e Komisionit të posaçëm parlamentar të reformës administrativo-territoriale ishte Elbasani.

Dy bashkëkryetarët, Arbjan Manziku dhe Luciano Boçi, i qëndruan pozicioneve të deklaruara, ndërsa të dy thanë se reforma që duhet të ndodhë, duhet t’u vijë në ndihmë qytetarëve të vendit.

Të pranishmit që morën pjesë, funksionarë dhe ish-funksionarë të pushtetit lokal, ndanë mendime të ndryshme se si ky përmirësim mund të vijë.

Nga kryetarët aktualë të bashkive, foli vetëm kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja.

Turi i komisionit të reformës administrativo-territoriale do të vijojë edhe në qarqet e tjera të vendit dhe më pas PS dhe PD do të duhet të dalin me variantet e tyre mbi ndarjen territoriale dhe pritet të shihet nëse kjo reformë do të jetë konsensuale./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›