E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma territoriale/ Strazimiri përplaset me Manjën: Keni ‘përdhunuar Kushtetuesen!

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, është përplasur me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë diskutimeve për Reformën Territoriale në Komisionin për Çështjet Ligjore.

Strazimiri i kërkoi Manjës që të mos ndërhynte si një nga propozuesit e reformës, por të moderonte debatin mes palëve. Ai vijoi me një deklaratë ironike nga një film shqiptar i periudhës së diktaturës, duke thënë se “kripa” do të merret “badihava” kur të çlirohet Shqipëria, ndërsa iu drejtua Manjës edhe për detyrën e tij në komision.

Në vijim, Strazimiri ngriti edhe çështjen e përcaktimeve kushtetuese për organizimin vendor. Ai tha se Kushtetuta përmend komunat, ndërsa Gjykata Kushtetuese, sipas tij, ka vlerësuar se ato mund të mos ekzistojnë.

Pjesë nga diskutimi: 

Strazimiri: Manja ti nuk je një nga propozuesit. Modero debatin mes propozuesve dhe atyre që janë përballe. Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni. Kjo është fatura e kripës. Të marrësh kripë badihava kur të çlirohet Shqipëria thotë komisari. E keni përdhunuar Kushtetuesen. A do ta kryesh detyrën apo e ke pushim? Kushtetuta thotë Komuna. GJK thotë mund të mos ketë komuna. 9 anëtarë të Kushtetueses, vetëm njëri e kaloi vetingun, doli me faqe të bardhë.

Manja: Qyteti ka edhe fshat, por ju ju le konotacion të keq, ka qenë një parrullë dikur që fshati rrethon qytetin. Si qenka kjo punë? Ku ka qytet pa fshatra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›