E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore - PD therret per te premten tryezen e dyte te forcave politike

28-10-2010 / Gazeta 55

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi ka ftuar dje partite politike parlamentare per te marre pjese ne takimin e dyte te forcave politike qe pritet te zhvillohet te premten. Ne vijim te tryezes se partive parlamentare dhe Shoqerise Civile per Reformen Zgjedhore qe nisi javen e kaluar deshiroj tju njoftoj se mbledhja e radhes eshte menduar te jete diten e premte me 29 tetor ne oren 11 00 ne nje nga mjediset e Kryesise se Kuvendit- shkruan Patozi. Partia Demokratike ka ngarkuar zotin Ilir Rusmali qe te perfaqesoje interesat e saj ne nivel politik si dhe ekspertet e nevojshem. Jeni te lutur qe per nevojat e organizimit te konfirmoni emrat e perfaqesuesve tuaj per kete takim. Duke ju falenderuar paraprakisht per bashkepunimin i urojme pune te mbare tryezes dhe finalizim te shpejte misionit te saj shume te rendesishem- vijon me tej ne ftesen e tij kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi. Ndonese nuk ka ende nje pergjigje zyrtare per oferten e Partise Socialiste per te hetuar zgjedhjet e per te punuar per reformen mazhoranca duket e vendosur per te vijuar tryezen e reformes zgjedhore.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›