E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ i pergjigjet apelit te OSBE-se dhe kerkon numerimin elektronik

28-10-2010 / Gazeta 55

Kryetari i KQZ-se Arben Ristani perforcon propozimet e institucionit te tij per numerimin elektronik dhe amendimin e ligjit per afatet e emerimit te komisionereve si dhe i bashkohet apelit te OSBE-se per pershpejtimin e reformes zgjedhore

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve KQZ Arben Ristani gjate nje tryeze te rrumbullaket per reformen zgjedhore u shpreh per mundesine e numerimit elektronik te fleteve te votimit ne zgjedhje gje qe sipas tij do te rriste shpejtesine e ketij procesi dhe do te fitonte besimin e paleve pjesemarrese ne votime. Ne zgjedhjet e ardhshme perdorimi i elektronikes ne procesin e numerimit te fleteve te votimit mund te jete nje nga ndryshimet qe do te shtonte shpejtesine e numerimit dhe do te riparonte problemin e madh qe kemi besimin e manget ne proces nga palet pjesemarrese- deklaroi Ristani gjate nje debati ne kuader te reformes zgjedhore.
Sipas tij vendi i ofron mundesite qe te realizoje numerimin elektronik por kjo do vullnetin e partive politike. Kreu i KQZ-se theksoi se reforma ne fushen zgjedhore ka kohe qe ka nisur me synimin qe te zhvillohet drejt plotesimit te standardeve te OSBE-ODHIR-t. Ajo qe diskutohet tani eshte ngritja e standardeve ne nivelin e duhur dhe plotesimi teresisht i tyre pra kalimi nga momenti ku e lame ne zgjedhjet e kaluara parlamentare ne nje nivel te dyte qe shpresoj te plotesoje plotesisht standardet ne zgjedhjet qe do te vijne- theksoi Ristani. Ai vuri ne dukje se raporti i fundit i OSBE/ODIHR eshte shprehur per zgjedhjet e kaluara se Shqiperia ne ato zgjedhje beri nje progres te prekshem dhe realizoi shumicen e standardeve te percaktuara nga OSBE por nuk shfrytezoi teresisht potencialin qe ajo kishte per ti arritur keto standarde.
Fakti qe nuk realizuam te gjitha standardet per mua eshte i perkthyer ne ceshtje te vullnetit te aktoreve dhe faktoreve kryesore ne zgjedhje qe jane partite politike. Pra per mendimin tim nuk shtrohet ceshtja nese ligji eshte i mire apo i keq per mua ceshtja shtrohet qe vullneti per te zbatuar ligjin dhe per te arritur standardet i partive politike pjesemarrese ne kete proces ka qene i manget dhe ka shkaktuar mungesen e standardeve- deklaroi me tej kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani. Ne kuader te ndryshimit te ligjit elektoral dhe permiresimit te tij ai vecoi ceshtjen e propozimeve per komisioneret e niveleve me te uleta zgjedhore emrat e te cileve vijne me vonese ne KQZ nga partite politike dhe ne shkelje te afateve ligjore.
Arsyeja pse partite e bejne kete eshte banale pasi ato mendojne se duke i sjelle komisioneret ne kohe i bejne publike emrat e tyre dhe u japin mundesi qe te manipulohen. Arsyeja eshte banale por pasoja eshte shume e rende pasi shkakton pamundesine e KQZ-se qe ti trajnoje cilesisht dhe ne kohe keta komisionare- deklaroi Ristani. Ai propozoi nje ndryshim ne ligj sipas perkufizimit qe ne rast se partite politike nuk i sjellin ne kohe propozimet per komisioneret te jete KQZ qe emeron komisioneret e rinj pa te drejten e partive per ti zevendesuar. Ceshtja e dyte ne po kete linje sipas Ristanit eshte fakti qe ligji ka lene mundesine qe partite politike ne menyre te pakufizuar te ndryshojne sa here te duan komisioneret edhe pasi ata jane zgjedhur ne pozicionet e tyre dhe permiresimi zgjat deri edhe diten dhe momentin qe behet votimi apo procedurat e tjera.
Hapja e kutive do te thote dorezim i materialeve zgjedhore ne arkive dhe djegie te fleteve/Kutite e votimit dhe ato te materialeve zgjedhore mund te qendrojne ne magazine pa u prekur per aq kohe sa qeveria i jep buxhet shtese KQZ-se per te blere te reja. Kryetari i komisionit qendror te zgjedhjeve Arben Ristani gjate nje interviste per mediat sqaron se ngutja per te boshatisur kutite mbeshtetej ne mungesen e infrastruktures per 18 majin por tashme pas premtimit per ti zevendesuar vendimi per to mund te prese. Ne rast se qeveria do te marre persiper te krijoje gjithe infrastruktutren e nevojshme per te blere kuti te reja materiale te reja magazinat e perpunimit ku perpunohen kutite zgjedhore per ne nuk paraqesin problem. Sigurisht do buxhet shtese- tha Ristani. Por ndonese mund te tolerohet ne afate sipas Ristanit nuk mund te tolerohet ne shkelje te kodit. Fati i fleteve te 28 qershorit eshte percaktuar qarte. Ajo qe eshte e palevizshme ne kete histori eshte fakti se ligji parashikon qe me hapjen e kutive te votimit nje pjese e materialeve zgjedhore duhet te shkojne ne arkivin e shtetit dhe fletet e votimit dhe kunder fletet duhet te digjen. Kjo eshte nje e dhene e palevizur ne ligj sepse eshte shkruar ne menyre eksplicite dhe nuk le vend per ta interpretuar - tha Ristani. Te premten ne tryezen per reformen zgjedhore kryeministri garantoi ate qe prej 1 viti e gjysme mundonte socialistet mos djegien e fleteve te votimit dhe blerjen e kutive te reja per zgjedhjet e 18 majit. Kjo ishte nje pergjigje paraprake per oferten e kryesocialistit Rama i cili pas pjesemarrjen surprize ne tryezen per kodin kushtezoi voten e tij per kete ligj me komisionin hetimor per 28 qershorin.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›