E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, Islami: Të përfundojë brenda sezonit veror

"Reforma zgjedhore duhet të përfundojë brenda sesionit parlamentar të verës"- kështu ka deklaruar Kastriot Islami, bashkëkryetar i komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, i cili bëri të ditur, se " reforma pritet të kalojë tashmë, në aspektin ligjor, pasi konceptimi i saj përmes përcaktimit të sistemit zgjedhor qartësohet, nëpërmjet  amendamenteve  kushtetuese".Partia Socialiste ka tashmë një platformë të qartë madje me një përcaktim kushtetues.  Nisur nga ky qëllim sipas, islamit, të gjithë mekanizmat parlamentarë janë prezent dhe në momentin që do të jenë të gatshme këto përcaktime, parlamenti shqiptar do të realizojë ndryshimet në kodin zgjedhor dhe plotësimin e asaj që quhet reformë zgjedhore.Në përfundim të fjalës së tij, Islami siguroi se brenda sesionit parlamentar të verës, gjithçka do të jetë e përfunduar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›