E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore Komisioni aprovon disa amendime

Që kur mori mandatin e ri trejavor më 21 qershor, Komisioni i Reformës Zgjedhore ka përparuar fare pak me ndryshimet që duhet t'i bëjë Kodit Elektoral.

Vetëm pas tre mbledhjesh, Komisioni ka arritur të miratojë një set amendamentesh teknike, për të cilat kishin rënë dakord që në maj dhe që janë konsultuar paraprakisht me ekspertet e ODIHR-it. Amendamentet më të rëndësishme të kaluar me konsensus kanë të bëjnë me administratën zgjedhore.

Më konkretisht, ato eliminojne mundesine e bllokimin e procesit te votimit, nje fenomen i perhapur ky per shkak te largimit pa adrese te tyre, kryesisht me urdher te partive perkatëse. Komisioni mund të vazhdojë punën edhe nën kuorumin e anëtareve derisa organi epror të bëjë zëvendësimin e komisionerit të larguar.

Ndyshimi tjeter ka te beje me heqjen e te drejtes absolute partive politike per te ndryshuar ne menyre arbitrare dhe ne cdo moment komisioneret. Ata mund te ndryshohen deri 30 dite para zgjedhjeve, ndersa pas kesaj periudhe partite nuk mund te ndryshojne komisionerin.

I vetmi rast kur mund ta bejne kete eshte qe anetari i KZAZ-së të japë dorëheqjen. Por keto ndryshime konsensuale nuk do te thote qe dy partite e medha po shkojne drejt kompromisit per 3 ceshtjet, qe po mbajne pezull reformen me rrezikun e deshtimit, kur ka mbetur vetem nje jave kohe nga skadimi i mandatit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›