IPKO ndihmon bibliotekat

Në mbështetje të zhvillimit të edukimit në Kosovë dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e institucioneve bibliotekare, IPKO u ka dhuruar 29 bibliotekave të Kosovës internet wireless, që përfshin Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, si dhe bibliotekat ndërkomunale dhe komunale të Kosovës.
Kjo kontratë është shprehje e vullnetit të kompanisë IPKO që për një vit të ofrojë shërbime falas për të gjitha këto biblioteka, duke mundësuar zhvillimin dhe përhapjen e shpejtë të internetit si mjet i domosdoshëm për përditshmërinë e veprimtarisë e të shërbimeve të bibliotekave. Gjatë kësaj kohe bibliotekat e Kosovës, mund t’u ofrojnë përdoruesve shërbime të përshtatshme, të shpejta dhe relevante për kërkesat dhe kohën në të cilën jetojmë.
Të rikujtojmë se Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, kompania IPKO i ka dhuruar shërbime falas të internetit, që nga viti 2010, duke i mundësuar kështu funksionim normal në shpërndarje të burimeve të veta të informacionit, si dhe mundësi të përdorimit të informacionit në internet.