E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, LSI heq dorë nga korrektim kombëtar

Luan Rama

Lëvizja Socialiste për Integrim ka shfaqur shqetësim lidhur me reformën zgjedhore. Sipas LSI-së po hasen dy probleme, e para se po ecet ngadalë dhe se dy partitë e mëdha nuk po marrin parasysh rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe nuk po korrigjojnë gabimet që kanë bërë në reformën e kaluar.

Dy partitë që kanë monopolin e deformimit të sistemit dhe që kanë përgjegjësinë për atë çfarë kanë bërë, nuk kanë vullnetin të korrigjojnë gabimin që vetë kanë bërë, u shpreh Sekretari i Përgjitshëm i LSI-së Luan Rama.

LSI propozon që të mos preket Kushtetuta por të ndryshoja ndajra e zonave zgjedhore. Kjo do të thotë që është zgjidhja më e mirë e mundshme që për të evituar diskriminimin apo pabarazinë e votës mund të shkonim tek një ndarje me një numër më të kufizuar rajonesh zgjedhore. Ndoshta numri 6 do të ishte zgjidhja më e pranueshme. Rajone zgjedhore që të kenë numër të përafërt zgjedhësish, çka do të jepte vlerë edhe Kuvendit që del pas këtyre zgjedhjeve, në mënyrë të atillë që të përfaqësojë realisht vullnetin dhe votën e qytetarëve shqiptarë, tha Rama.

Në këtë mënyrë LSI ndryshon qëndrim, duke hequr dorë nga kërkesa për korrektim kombëtar, për të cilën në vitin 2008, mbajti edhe një grevë urie. Nuk duhet kurrsesi të përdoret korrektimi për të faktorizuar në mënyrë artificiale subjekte që nuk votohen më nga qytetarët shqiptarë, ka nënvizuar Rama.

Florenc Stafa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›