BE-ja i hidhet në grykë Spanjës (FOTO)
Mu përpara kamerave, shefi i eurogrupit, Jean- Claude Juncker i hedh duart në grykë ministrit të Ekonomisë në Spanjë, Luis De Guindos. Ky i fundit e sheh më çudi. Megjithatë është gjithçka një lojë, që nuk fsheh dot një të vërtetë: Spanja është fëmija problematik i radhës në Bashkimin Europian pas Greqisë.
Eurozona kërkon nga Madridi që të ndërmarrë më shumë masa sa i përket kursimeve. Juncker thotë se minimumi 0.5 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto duhet të kursehet.
Papunësia është në nivele alarmante, thuaje një në katër spanjollë është pa punë dhe kjo ndikon në pagimin e taksave dhe në të ardhurat që hyjnë në buxhet.
Vjet deficiti pati një kërcim kur shkoi në 8.5 përqind, por sivjet qeveria pret një ulje deri në 5.8 përqind, që sërish është larg kërkesës së BE për 3 përqind.


