Reforma zgjedhore, PS-PD nuk bien dakort për hapjen e kutive
TIRANË- Komisioni i Reformës Zgjedhore është përfshirë nga debate mes mazhorancës dhe opozitës pas qëndrimeve të kundërta për procedurën e hapjes së kutive të votimit.
“Në përgjithësi u përmbyll kapitulli i numërimit. Ka një tërheqje nga PD, për një gjë që kishim rënë dakort, një tekst kompromisi që kishin përgatitur ekspertët. Është për tu shqetësuar por do ju njoftojmë më vonë. Tek procesi i verifikimit të materialeve zgjedhore në VNV. Ka një tërheqje të papritur”,-deklaroi bashkëkryetari socialist në këtë komision Damian Gjiknuri, pas përfundimit të mbledhjes.
Ndërkohë, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi, deklaroi se ishte rënë dakort që materiali zgjedhor të mos hapet në qëndrën e numërimit, vetëm në rast se ka mangësi dokumentare.
“Sot komisioni miratoi dhe pjesën për numërimin, kishte diskutime në lidhje për një nen, për të cilin ekziston një lloj formulimi që është futur nën rogoz dhe bën ndryshim rrënjësor të një momenti kompromisi i cili synon përmirësimin maksimal të procesit të numërimit. Është rënë dakort që materiali zgjedhor të mos numërohet ose të mos hapet në qëndrën e numërimit, përvec rasteve kur konstatohen mangësi dokumentare, dhe materiali zgjedhor do të hapet në komisionin e zgjedhjeve vetëm kur do ketë ankim dhe kur materiali zgjedhor përmban provat që kërkon. Pra në rast se administrimi i provave sipas kodit bëhet në kuti, vetëm atëherë mund të kërkohet që të hapet kutia. Rastet janë përcaktuar qartë. ”,- deklaroi Bylykbashi.
Bylykbashi ka theksuar se Propozimi i PS-së për hapjen e kutive, do të prishte konsensusin e arritur mes dy palëve. Përfaqësuesi demokrat në komisionin e reformës zgjedhore sqaroi se është bërë një formulë që ndryshon konsensusin e arritur dhe do të krijonte një problem të madh sepse nëse hapen kutitë kjo gjë do shtonte ngarkesën e punës. Sipas, Bylykbashit reforma do të përmbyllet brenda 15 Majit.
GJIKNURI: PD PO RREZIKON KOMPROMISIN
Or a 13: 39 Menjëherë pas mbledhjes së komisionit të reformës zgjedhore, bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri në një prononcim për gazetarët nga selia rozë akuzoi mazhorancën se po rrezikon kompromisin.
Gjiknuri deklaroi PD e quajti të papranueshme pikën e nenit për hapjen e materialeve zgjedhore, ku ishte rënë dakord që kutitë të mos hapen në vendin e numërimit të votave, por vetëm për disa shkaqe të listuara në KQZ gjatë procesit të ankimimit.
“Shumica kundërshton një tekst për të cilin ka një muaj që është rëndë dakort që kutitë të mos hapen në vendin e numërimit të votave. Ata në mënyrë të papritur e mohojnë këtë se nuk është teksti që nuk kemi rënë dakort. Pala demokrate e mohon këtë, duke thënë se nuk është teksti që është rënë dakord, ndërkohë që mjafton të thonë se cfarë teksti kanë shpërndarë. Teksti është pikërisht ai që i negociuar dhe ai që është rënë dakord. Pika 6 e nenit thotë: "kutitë e materialeve hapen në KQZ gjatë shqyrtimit të ankimimit, kur ka mospërputhje me fletët e votimit, kur nuk është përdorur teknologjia në qendra, raste klasike të ankimit, kishim rënë dakord, kemi komunikimet e ekspertëve, teksti ka mbi 1 javë që është në duart e komisionit të reformës dhe sot krejt papritur PD nuk bie dakord. Po kërcënohen afatet, pasi çdo vonesë mund të kërcënojë afatet”- deklaroi Gjiknuri.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Reforma zgjedhore, PS-PD debate për hapjen e kutive