E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Nenet 37 dhe 38 do t'i kthehen Kuvendit

PRISHTINË- Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se nenet 37 dhe 38 të Kodit Penal do të rikthehen në Kuvend dhe do të formulohen sipas standardeve më të larta evropiane dhe perëndimore. Këtë qëndrim ai e ka shprehur në takimin e 11 Këshillit ministror për integrim evropian, duke thënë se Kosova nuk ka prioritet më të madh se sa integrimet evropiane, raporton Kosovapress. 

"Qëndrimi i prezantuar i zëvendëskryeministrit Kuçi sa i përket Kodit Penal, neneve 37 dhe 38, është qëndrim plotësisht i Qeverisë së Kosovës, i imi dhe natyrisht se kërkohet edhe rivlerësim dhe riformulim. Do të thotë kemi kod, por edhe nene të standardeve më të larta evropiane dhe perëndimore”, ka thënë Thaçi. 

Gazetarët e Kosovës ndihen të indinjuar me miratimin e Kodit të ri Penal të Kosovës, i cili sipas tyre cungon lirinë e shprehjes. Gazetarët në Kosovë kanë protestuar ditë me parë kundër miratimit të neneve 37 dhe 38 në Kodin Penal nga Kuvendi, duke vlerësuar se ato rrezikojnë seriozisht punën e tyre në të ardhmen.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›