E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, PS zyrtarizon sot kërkesën

Gjatë së premtes, deputeti i opozitës Ditmir Bushati paralajmëroi se të hënën (sot) do të paraqitet kërkesa.

Opozita tashmë ka publikuar disa nga kërkesat e saj, ku deputeti Bushati tha se kjo reformë ka të bëjë esencialisht "me ndryshimin e rregullores dhe sjelljen e saj aty ku ka qenë, në vitin 2009, me qëllim evitimin e të gjitha atyre ndryshimeve të njëanshme që kanë asfiksuar rolin e opozitës në Kuvend dhe që e bëjnë menaxhimin e jetës parlamentare larg standardeve të BE-së”.

Socialistët kërkojnë gjithashtu që në Parlament të rikthehet vota e fshehtë. Mazhoranca ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht qëndrimin e saj për këto propozime, por kryeparlamentarja Jozefina Topalli tha nga Uashingtoni se votimi i fshehtë nuk do të rikthehej në Kuvend. 

"Në Kongresin Amerikan mbizotëron parimi i transparencës dhe nuk mund të imagjinohet që të votohet në mënyrë të fshehtë, sepse deputeti duhet të tregojë përgjegjësi përballë qytetarëve që e kanë zgjedhur në mënyrë të fshehtë. Edhe kryetarja e Parlamentit zgjidhet me votë nominale dhe nëse kemi bërë ne një ndryshim, ai është një ndryshim që ka çuar në një standard më të lartë", tha Topalli. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-19 09:44
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›