Reforma zgjedhore mblidhet tryeza e dyte
Por ndryshe nga java e kaluar kete here Partia Socialiste nuk mori pjese. Perfaqesuesi demokrat Ilir Rusmali duke theksuar se demokratet po shqyrtojne propozimin e Partise Socialiste theksoi rendesine e perfshirjes se te gjitheve ne kete proces.
Kjo tryeze eshte per te gjithe pavaresisht nga rrethanat konkrete. Jemi te vetedijshem per problemet qe kemi dhe jemi ne rrugen e ushtrimit te te gjitha mundesive dhe mjeteve per te bere qe Partia Socialiste te jete pjese e reformave dhe jo kundershtuese e tyre u shpreh Rusmali.
Perfaqesia e OSBE-se e cila do te jete ndihmoje tryezen per te kthyer ne amendamente rekomandimet e OSBE/ODIHR-it kerkoi vullnetin e te gjithe per te cuar procesin perpara.
Tani eshte koha qe te gjitha partite politike te vendosin te parin interesin kombetar dhe te permbushin detyrat e tyre. Dhe kjo theksohet sepse raporti i OSBE/ODIHR-it thote se partite politike duhet te realizojne detyrat e tyre zgjedhore ne nje menyre te pergjegjehsme per interesin e pergjithshem te vendit u shpreh Hartmuth Purner
Tryeza e eksperteve politike dhe e shoqerise civile ngarkoi ish kreun e KQZ-se Kristaq Kume pjese e shoqerise civile te jete koordinator mes te gjithe aktoreve per te mbledhur seleksionuar dhe me pak per ti paraqitur tryezes nje material konkret me propozim per ndryshimin e Kodit Zgjedhor.