E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi emigranti shqiptar shembull humanizmi

Nje mesim humanizmi ka dhene nje familje shqiptare qe banon ne fshatin Pelekas ne ishullin e Korfuzit.

Djali i saj 3-vjecar Mario eshte plagosur per vdekje ne nje aksident rrugor dhe prinderit Fatos dhe Migena Doda kane vendosur qe te dhurojne organet e tij ne paciente qe ndodhen ne spitalet greke por edhe ato jashte vendit.

Djali 3-vjecar eshte cuar para dhjete ditesh ne gjendje te rende ne Spitalin e Pergjithshem Universitar te qytetit te Patres dhe mjeket e tij kane bere gjithshka ishte e mundur per ta shpetuar.

Ne mengjesin e se enjtes ata kane lajmeruar prinderit e tij se femija eshte klinikisht i vdekur dhe ata pa asnje hezitim kane marre vendimin humanitar- Te dhurojne jete te tjera nga trupi i femijes se tyre.

Zemra e tij pas vendimit gjenial te prinderve eshte cuar menjehere tek nje vajze nje vjecare ne Gjermanimelcia tek nje 5-vjecar po ne te njejtin shtet kurse veshkat jane mbajtur per dy paciente ne nevoje ne Greqinje prej te cilave 30 vjece ne pike kritike per jeten.

Mjeku i spitalit te Patres Andreas Iliadhis ka deklaruar per Top Channel se ka ngelur i mahnitur me vendimin e prinderve nga Shqiperia te cilin e ka cilesuar nje akt te madh humanitar qe sjell shume me prane dy popujt qe tregon se jeta dhe vdekja eshte e njejte per te gjitheqe sensibilizon greke e vendas te behen dhurues organesh.

Lajmi trondites por dhe kaq mbreselenes eshte publikuar menjehere nga mediat vendase te cilat kane theksuar se ky vendim i prinderve shqiptare eshte mesimi me i mire per te gjithe ata qe ende ruajne pikepamje raciste per fqinjet e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›