E Diel, 1 Nëntor 2026

Guxholli: Akuzat ndaj meje, jane trillime dhe dashakeqe

Ka reaguar menjehere keshilltarja e kryeministrit, Suzana Guxholli, mbi artikullin e nje te perditshmeje, diten e djeshme me titull "Dy keshilltare te Berishes, seksere ne koncesione prej miliona eurosh". "Jam ndjere plotesisht e befasuar kur pashe se mengjesin e dites se shtune, te dates 02.05.2009, gazeta e perditshme "Albania" me cilesonte si seksere ne nje koncesion, te miratuar pak dite me pare. Ne kundershtim me te gjithe parimet e gazetarise profesionale, pa me kontaktuar mua as ne telefon, kjo gazete ka marre persiper te drejtoje sulme dhe shpifje te paqena ndaj meje dhe eshte e qarte, kjo per shkak te pozicionit publik qe kam. Dua te bej me dije publikun shqiptar, qe artikulli i siperpermendur eshte nje genjeshter e madhe e radhes, e asaj pjese mafioze te medias qe abuzon me lirine e shtypit, duke trilluar histori e bema te paqena. Une deklaroj, ne pergjegjesine time publike dhe ligjore, qe nuk kam dhe nuk kam pasur asnje lloj lidhjeje me kompanine "EuroConsulting" te Kosoves, per pasoje as me tenderin per hidrocentralet ne lumin Shale dhe me asnje kompani tjeter, qe zhvillon aktivitet ne territorin e Shqiperise apo jashte saj. Ne artikull thuhet se: "zonja Suzana Guxholli, e cila eshte edhe koordinatore direkte dhe eksperte e zyres se kryeministrit per te gjithe koncesionet qe jepen ne Shqiperi, ka shpallur ne curriulumin e saj zyrtar, faktin se eshte drejtoreshe dhe menaxhere ne kete firme". Genjeshtra fillon me pozicionin tim zyrtar (qe eshte keshilltare e kryeministrit per ekonomine) per t'u finalizuar me mashtrimin e pabaze, duke e cituar si te ishte ne CV time zyrtare, pozicioni i shpikur i administratores se firmes, qe per here te pare e degjova nga trillimi i gazetes 'Albania". Fatmiresisht, fale standardeve te transparences se qeverise, per te cilen une punoj, CV-a ime mund te lexohet ne cdo kohe nga kushdo (ne faqen e internetit te kryeministrise: www.km.gov.al , Kabineti). Cilido ne kete adrese mund te marre konfirmimin se ajo cka shkruhet ne gazete, eshte nje genjeshter e ulet dhe banale.

Procedurat dhe ligjet transparente ne fuqi, te kesaj qeverie, i japin mundesi cdo qytetari te kontrolloje e behet me dije edhe nepermjet internetit, ne QKR, (Qendren Kombetare te Regjistrimit te Biznesit me adrese: www.qkr.gov.al), METE, (Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, me adrese www.mete.gov.al), mbi informacionin, dosjet dhe dokumentet perkatese te cdo tenderi, kompanive pjesemarrese e aktiviteti te zhvilluar edhe sipas historise se tyre. Sa per genjeshtren tjeter, qe le te nenkuptoje se aksesi ne informacion qe eshte pjese e funksionit tim, eshte keqperdorur, botuesi dhe gazetari nuk ka perse te beje ngaterresa te tilla e te fantazoje per te prodhuar genjeshtra te tjera, kur dihet qe tek i gjithe informacioni per cdo tender e koncesion, kane akses te plote te gjithe gazetaret, perfshire dhe ata te bleret e te manipuluarit, sikunder dhe i gjithe publiku shqiptar. Duke pare genjeshtrat, ku caku i shpifjeve nuk ka fund, vleresoj se ky artikull eshte nje lufte e hapur dhe goditje e turpshme ndaj personit tim dhe detyres qe une kryej, qe behet ne kuadrin e fushates elektorale nga pjesa e korruptuar e medias, e cila mbeshtet interesa mafioze te grupeve te caktuara politike dhe mediatike", sqaron Guxholli ne reagimin e saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›