E Diel, 1 Nëntor 2026

Refugjatët sirianë, Shqipëria 100 mijë dollarë ndihmë për Turqinë

23-01-2013 / Gazeta 55

Shqipëria ashtu siç ka bërë në çdo rast të ngjarjeve të rënda botërore, ka marrë vendimin për t’i dhuruar 100 mijë dollarë qeverisë turke. Vendimi konsiston në një ndihmë humanitare për strehimin e refugjatëve sirianë të cilët largohen nga vendi i tyre për shkak të konfliktit të armatosur mes forcave qeverisëse dhe atyre rebele.
Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se, “në buxhetin e miratuar për vitin 2013, zëri “Shpenzime korrente”, t’i shtohet fondi prej 100 000 (njëqind mijë) USD, për t’ia dhënë qeverisë turke si ndihmë humanitare për përballimin e kostove të strehimit të refugjateve sirianë”.
Ngarkohen Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi që hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›