E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallet “Dëshmor i Atdheut” ish shefi i krimeve të Matit, Musa Skura

23-01-2013 / Gazeta 55

Qeveria miraton 5 milionë lekë ndihmë financiare për familjen Skura. Ish- punonjësi i policisë u vra në krye të detyrës, shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Ceremonia mortore zhvillohet nesër në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë (Tiranë), duke filluar nga ora 11.00 deri më 12.30

Qeveria vendosi sot për dhënien e ndihmës financiare familjes të të ndjerit Musa Bajram Skura, ish- punonjës i policisë së shtetit, vrarë në krye të detyrës.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.119/2012, datë 17.12.2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave akordoi dhënien e ndihmës financiare, prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, për familjen e të ndjerit Skura.
Ndërkohë që po sot Komisioni Qendror për Statusin “Dëshmor i Atdheut”,  në Ministrinë Brendshme me vendimin nr.637, datë 23.01.2013, shpalli Dëshmor te Atdheut, Komisar, Musa Bajram Skura, i cili humbi jetën për shkak te detyrës, nga plagët e marra, gjatë një operacioni për kapjen e personave me rrezikshmëri te larte shoqërore.
Gjithashtu, ditën e nesërme, në nderim të të ndjerit Komisar Musa Skura, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë se Shtetit organizon ceremoninë e varrimit.
Trupi i të ndjerit Komisar Musa Skura, mendohet të mbërrijë nesër nga ora 08.00-09.00, në Portin e Durrësit.
Homazhet në nderim të Komisar Musa Skurës, do të zhvillohen në Shtëpinë Qendrore te Ushtrisë, duke filluar nga ora 11.00 deri më 12.30.
Trupi i Dëshmorit të Atdheut Musa Skura, do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nga ora 12.30 deri me 13.30.
Në vazhdim do të zhvillohen pritje nga familjarët e "Dëshmorit të Atdheut" Musa Skura.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›