E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzoi Liverpoolin

Didier Deschamps e ka refuzuar oferten e Liverpoolit para se bankinen e klubit anglez ta leshonte Rafa Benitez qe kaloi ne Inter dhe para se ne te te ulej Roy Hodgson. Kete lajm e ka bere te ditur vete trajneri francez para ndeshjes se fazes se grupeve qe skuadra e tij Olympique Marseille e zhvilloi ndaj Chelseas ne Londer.

Deschamps thote se ndihet i nderuar me propozimin qe mori nga Liverpooli por shton se ne fund kishte vendosur qe mos ta linte klubin francez. Jam mjaft i nderuar qe nje klub i kalibrit te Liverpoolit ka shfaqur interesim per mua kete vere ka thene ish-futbollisti i Juventusit ne nje konference per shtyp.

Por te jem i sinqerte nuk ishte koha e duhur. Kisha filluar stervitjet parasezonale me Marseillen dhe nuk mendoj se tifozet dhe zyrtaret e klubit do ta pranonin kete. Kisha dy dite qe kisha ardhur dhe nuk kishte kuptim te kerkoja largimin drejt nje klubi tjeter shtoi ai. Si futbollist Deschamps ka luajtur ne Chelsea ne sezonin 1999-2000 pas pese sezonesh qe kaloi ne Juventus tek i cili pati edhe nje eksperience te shkurter si trajner.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›