E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vemendja ne Mestalla

Liga e Kampioneve vazhdon rrugen drejt ndeshjeve te tjera te xhiros se dyte te fazes se grupeve. E merkura do tu takoje sfidave te grupeve A B C e D. Perqendrimi i te gjitheve do te jete ne Spanje ne sfiden kryesore Valencia-Manchester United qe luhet ne kuader te Grupit C.

Pasi e humbi treshen kryesore David Villa-David Silva-Carlos Marchena klubi spanjoll vazhdoi rrugetimin e vet duke shfaqur nje fillim impresionues te kampionatit La Liga. Po ashtu Valencia shkelqeu edhe ne ndeshjen e pare te Liges se Kampioneve duke fituar 40 ndaj Bursaspor.

Andaj klubi spanjoll kerkon ta vazhdoje serine pozitive te klubeve spanjolle ndaj atij anglez Manchester United. Ky i fundit barazoi xhiron e fundit 22 me Boltonin duke treguar pasiguri ne kete fillim sezoni.

Djajte e Kuq kane radhitur tri barazime si mysafire ne tri ndeshjet e fundit. Ky ekip ne stadiumin Mestalla do te udhetoje pa dyshen e lenduar Ryan Giggs e Antonio Valencia. Perballja tjeter e ketij grupi do te jete ajo ndermjet Rangers e Bursaspor. Te dyja skuadrat jane ne kerkim te pikeve te para.

Kater skuadrat e Grupit A kane nga nje pike qe do te thote se Tottenham dhe Inter kane mundesi qe ne shtepi te fitojne ndaj Twentes se Emir Bajramit respektivisht Werder Bremen per ta kryesuar tabelen.

Schalke do te mundohet ta harroje startin katastrofal ne Bundesliga dhe humbjen nga Lyoni ne ndeshjen e pare duke i rrembyer tri pike ne shtepi kunder Benficas ne Grupin B. Kurse Lyonit do ti konvenonte edhe nje barazim ne udhetimin e vet ne Izrael ku e pret Hapoel Tel Aviv.

Barcelona ka per qellim te tria piket ne udhetimin e saj ne Rusi ku e pret Rubin Kazan ne Grupin D. Vitin e kaluar ruset fitonin ne Spanje duke i lene katalunasit gojehapur dhe duke ua rrezikuar kualifikimin ne te teten e finales. Katalunasit qe do te luajne pa Lionel Messi ne perballjen e pare sivjet e mposhten bindshem me rezultat 51 Panathinaikosin i cili e ka mundesine qe te nxjerre ndonje pike ndaj Copenhagen ne shtepi.

Liga e Kampioneve

Grupi A

Inter - Werder Bremen 2045
Tottenham - Twente 2045

Grupi B
Hapoel Tel Aviv - Lyon 2045
Schalke - Benfica 2045

Grupi C
Rangers - Bursaspor 2045
Valencia - Manchester U. 2045

Grupi D
Rubin Kazan - Barcelona 1830
Panathinaikos - Copenhagen 2045

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›