E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Refuzoi thirrjen për të regjistruar Presidencën në Kadastër”, Meta i përgjigjet Lames: Duan të krijojnë pasiguri për pronën te qytetarët

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Kadastrës, Artan Lame, i cili tha se Presidenca nuk është regjistruar ende dhese  ish-presidenti kishte refuzuar thirrjen e tij në kohën kur ishte në krye të shtetit.

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL-së, Meta tha se, sipas tij, deklarata të tilla bëhen për të krijuar pasiguri për pronën te qytetarët.

“As Presidenca nuk i ka letrat në rregull. A e kuptoni ca të marrësh janë këto. Deri në ‘90 edhe ato fishkët kanë qenë me inventar. Pse e thonë këtë? E thonë sepse duan të krijojnë pasiguri për pronën te qytetarët. Të fillojë shteti me këta që kanë vjedhur në mënyrë të paligjshme pronat e ushrisë. Kanë pakësuar kapacitet mbrojtëse të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Meta.

Lame, në një komunikim për mediat, i bëri thirrje aparatit të Presidencës që të nisin procedurat për regjistrimin e ambienteve të këtij institucioni, teksa theksoi se kjo thirrje u bë edhe në kohën kur Meta ishte president, e megjithatë asnjë veprim nuk u bë në këtë drejtim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›