E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzon transferimin, dorehiqet drejtori i 313-es

Redinalda Caushaj
Levizjet e para ne institucionin e burgjeve shoqerohen me doreheqje te nje prej drejtoreve. Fatmir Neza, drejtori i Burgut 313 ne Tirane, i pagezuar me emrin “Jordan Misja”, ka dorezuar detyren diten e djeshme, pasi nuk ka qene dakord me transferimin drejt 302-it. Doreheqja e Nezes ka ardhur menjehere pas levizjeve te para qe drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Gazmend Dibra, ka vendosur te kryeje. Neza ishte emeruar vitin e kaluar ne kete detyre, por disa dite me pare i ishte ofruar posti ekuivalent ne Burgun 302, ne rrugen “Mine Peza”. Ndersa ka refuzuar transferimin, Neza dje dorezoi edhe aktin e doreheqjes, duke u zevendesuar menjehere nga ish-drejtori i Burgut 302 po ne kryeqytet, Sajmir Mulgeci. Pritet zevendesimi i ketij te fundit dhe emerimi te Burgu 302, post i refuzuar nga Neza.
Organizimi i struktures se burgjeve dhe transferimi i drejtoreve per nje funksionim me te mire te ketyre institucioneve nuk eshte mirepritur nga ana e ish-drejtorit te 313-es, Fatmir Neza, i cili ka vendosur te jape doreheqjen e parevokueshme nga detyra. Nderkohe qe ne kete post, prej dites se djeshme eshte emeruar Sajmir Mulgeci, i cili drejtonte punet ne Burgun 302, ne rrugen “Mine Peza”. I pyetur nga gazeta “Koha Jone”, Neza beri te ditur se, ka qene deshira e tij per te dhene doreheqjen. “Doreheqjen e kam dhene sot (dje) pasdite dhe kjo eshte mirekuptuar nga ana e drejtuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve”, tha ai. Po dje eshte bere edhe prezantimi i Mulgecit ne detyren e re prane 313-es.
Fatmir Neza eshte emeruar drejtor ne Burgun 313, vitin e kaluar. Nderkohe qe pas largimit te Mulgecit, burgu 302 ka mbetur pa drejtor. Dy dite me pare, ne zyre ish- drejtorit Neza i ka mberritur edhe nje urdher transferimi drejt 302-it. Por Neza nuk ka qene dakord me kete transferim, duke e cilesuar si “jo te pershtatshem”. Nderkohe qe perpara se te vihej ne krye te burgut 313, Neza kandidoi pa sukses per postin e kryetarit te minibashkise se Kombinatit ne kryeqytet, si perfaqesues i Partise Demokratike. Pas doreheqjes se Shehrit, emri i Nezes u permend si nje nga kandidaturat me te forta per drejtor te Pergjithshem te Burgjeve.
Fatmir Neza:
“Nuk isha dakord me transferimin”
Ish-drejtori i Burgut 313 ka dhene doreheqjen e tij ne menyre vullnetare. Fatmir Neza beri te ditur, per gazeten “KJ”, se nuk ka qene dakord me transferimin si drejtor ne Burgun 302. “Nuk isha dakord me levizjen. Nuk m’u duk komode dhe dhashe doreheqjen. Kjo u mirekuptua edhe nga drejtuesi i Drejtorise se Burgjeve”, tha Neza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›