“Romario te ardhmen e ka te pasigurt”
Eriola Hazizolli
Femija i akuzuar per vrasje dhe perdhunim, Romario H., qe prej dites se djeshme i eshte kthyer lirise, por brenda mureve te shtepise se tij, ne lagjen “Donika Kastrioti” te Beratit. Diten e pare e ka kaluar i vetmuar, pasi nuk i eshte bashkuar shokeve per te ndjekur shkollen. Nuk ka pasur as vizita, ndersa tashme konsiderohet si nje 13-vjecar me rrezikshmeri shoqerore, qe prej dites kur u arrestua si i dyshuar per vrasjen e Engjellushe Sinjarit, gruas 47-vjecare qe u gjet e dhunuar dhe e mbytur me rrip ne nje bunker. I pasigurt per te ardhmen e tij, ndersa Gjykata e Apelit Vlore e ka lene ne masen e dergimit ne nje shkolle riedukimi dhe jo te mbajtjes ne qeli, Romario ka lene dy dite me pare shtratin e dhomes se spitalit, per t’u kthyer ne familje. Prinderit e tij, Ylli dhe Mira, aq sa i jane gezuar faktit qe djali ndodhet serish ne shtepi, aq te shqetesuar ndihen per te ardhmen e tij.
Zilja e deres ne apartamentin e katit te peste ne lagjen "Donika Kastrioti", ne dalje te qytetit, bie pa pushim dhe nga banesa nuk ndihet as nje ze. Komshinjte shprehen se dy prinderit ndodhen brenda, por nuk kane pasur asnje kontakt qe prej pasdites se enjte, kur djali i tyre, Romario, doli nga spitali. E ne kete moment, dera hapet dhe shfaqen ne te njejten kohe, nena e Romarios dhe i babai i tij. Prezantimit i pergjigjen me nje fraze te ftohte. Kerkojne qetesi, te pakten ne keto momente kur e ardhmja e djalit te tyre nuk eshte me e sigurt qe prej 13 nentorit te vitit 2007, kur ndodhi ngjarja e rende. Edhe sot nuk e besojne se djali i tyre i mitur gezonte nje force per te kryer vrasje, apo qe ta kete kryer ate. "Romario po fle, sepse gjithe naten ka qene pa gjume”, thote Ylli.
Rikthimi i ka gezuar se tepermi, por cifti ka nisur te mendoje per te ardhmen. “Tashme nuk di se cfare do te ndodhi me djalin tim. Une jetoj dhe punoj ne Greqi per te mbajtur familjen, por tashme nuk di nese do te iki serish. Nuk mund ta le djalin ne banese vetem me bashkeshorten, pasi ajo nuk mundi ta kontrolloje. Nuk di se si do te jetojme, sepse ketu nuk kam asnje mundesi punesimi”, thote babai i Romarios, per gazeten. Romario nuk mund te shkoje as ne shkolle, per shkak te opinionit. “Une nuk dua qe ai ta kaperceje pragun e shtepise, pasi nuk ndihem i sigurt per veprimet e tij”, vijon Ylli, i cili nuk mund ta pranoje faktin se i biri ka kryer nje krim. “Mbreme ka qene nata e pare qe Romario u rikthye ne banese dhe vetem i jemi gezuar ketij fakti, pa menduar asgje per ditet ne vijim”, shprehet 40-vjecari.
Deshira per psikologe dhe mesues
Por i gjendur ne nje rrethane te papritur, Ylli kerkon edhe nje ndihme nga autoritetet. “Do te doja qe im bir te kishte prezencen e nje psikologe ne banese dhe nje mesuese, por kjo eshte gati e pamundur per familjen time”, thote ai, ndersa ka lene Greqine pas ngjarjes dhe eshte rikthyer ne Berat. Romario fle ne nje prej dhomave te apartamentit, ndersa prinderit tek e shikojne shprehin habine se si nje i mitur mund te kryej nje akt te tille dhe nuk e besojne. Ylli pranon qe Romario te dergohet ne nje institucion perkates, ku te riedukohet, po per fat te keq nje shkolle e tille ne Shqiperi mungon. U mbetet te kujdesen vete per 13-vjecarin, megjithese edhe ne shtepi do te jete i izoluar njesoj si ne qeli.
“Nuk do mungoje mbikeqyrja”
Jo vetem prane pallatit te Romarios, por ne te gjithe lagjen periferike nuk vihet re prezenca e uniformave blu, ashtu sic ishte premtuar nga drejtuesit e policise se Beratit. Pak dite pasi Gjykata e Apelit ne Vlore beri publik faktin se 13-vjecari nuk do te qendronte ne nje dhome izolimi, vete drejtori i policise, Shemsi Premci, pohoi per median se femija do te ishte nen mbikeqyrjen e uniformave blu. Megjithese nuk viheshin re police prane baneses, mesohet se Romario gjendet nen mbikeqyrjen e eksperteve, gje e cila nuk eshte vene re gjate paradites dhe pasdites se djeshme. Ngjarja e rende, qe i mori jeten 47-vjecares Engjellushe Sinjari, ndodhi me 13 nentor te vitit te kaluar ne fshatin Skrevan, te rrethit te Beratit.