E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjisori Kopola lë gjurmën në pllakën emblemë të Durrësit

Para shfaqjes së filmit “Tetro”, Kopola ishte protagonist në ceremoninë simbolike të firmosjes së pllakës, siç kanë bërë më parë edhe regjisori Krisztof Zanusi, si dhe aktorët Klaudia Kardinale e Rade Serbedzija.

Mbrëmjen e së enjtes, në amfiteatrin antik të Durrësit regjisori hollivudian u nderua me çmimin “Gladiatori i artë” për karrierën dhe novatorizmin e tij në kinemanë botërore.

Në edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit në Durrës, kinemaja amerikane ishte e ftuar speciale (së bashku me atë turke) dhe ajo u paraqit dje me dy filmat e regjisorit Kopola, “Rini pa rini” dhe “Tetro”.

Ky edicion i Festivalit mbyllet sot në mbrëmje me ndarjen e çmimeve për fituesit.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-09-02 11:33
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›