E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poetet dashurite individuale i rrisin ne dashuri ndermjet popujve

Ali Binaku shqiptar i shpronesuar i perndjekur dhe i debuar eshte personazhi te cilin poeti malazez Radovan Zogovic e kishte zjedhur per te nxjerr ne pah vuajtjet dhe mundimet qe i shkaktoheshin popullit shqiptar nen sundimin e Mbreterise Serbo-Kroato-Sllovene 1918-1941. Prandaj edhe ciklin njembedhjete kengesh Ardhesit-Kenget e Ali Binakut i shkruar ne vitin 1937 e fillon me mallkimin e tij Une Ali Binaku te mallkoj gjithe cke deri ne faren e gjinise sate....

Poeti malazez ishte zedhenes i shqiptareve te Kosoves

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Varri i shkrimtarit Radovan Zogovic

Me kete poeme nder me te fuqishmet dhe me te guximshmet e kohes dhe mepastaj poeti malazez Radovan Zogoviq i qendroi prane popullit shqiptar edhe me cmimin e perndjekjes burgosjes dhe persekutimit. Ky poet prozator dhe publicist malezez nder me te medhenjt e shekullit 20-te mbetet i paharrueshem per popullin si nder malazezet e pakte i cili nuk pranoi te vendosej ne pronen qe nuk ishte e tija.

Ky zedhenes i shqiptareve i cili permes kenges se tij ngriti zerin per diskriminimin dhe shpronesimin ndaj shqiptareve nen sundimin e Serbise se Madhe eshte nder te rrallet i cili nuk ka pranuar te vendoset ne tokat e shqiptareve pa e blere. Ai ka thene Ma mire te lavrohen arat e Dukagjinit sesa te mbjellen tokat shqiptare nga kolonet thote Curri qytetar i komunes se Decanit dhe njohes i mire i poemes se poetit malezez. Perderisa sipas poetit te mirenjohur shqiptar Ali Podrimja

Zogovici shkrimtar i madh i Malit te Zi ishte po aq shqiptar. Prandaj kur vdiq kerkoi qe te varrosej midis shqiptareve sepse e njihte burrerine dhe nderin e shqiptareve dhe e dinte se shqiptaret nje dite varrin e tij do ta shnderrojne ne tempull

Urna e Radovan Zogoviqit prehet ne Decan

Varri i poetit malazez eshte ne Decan te Kosoves te cilin e ndjente si shtepine e tij. Ky ishte edhe amaneti i tij thote Sllobodan Vujiqiq kryetar i Shoqates se Malazezve te Kosoves.

Prandaj tek ne malazezet thuhet se Radovan Zogovic eshte i Kosoves po aq sa i Malit te Zi sepse ai ne nje kohe kur as vete shqptaret nuk kane pasur guxim te flasin per vuajtet dhe mundimet e veta ai e ka bere kete permes kenges aq guximshem dhe aq fuqishem sa mbahet mend edhe sot e kesaj dite.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sllobodan Vujiqiq president i shoqates se malazezeve te Kosoves

Dhe kjo ndodhi pas vizites se poetit atebote 28 vjecar ne Kroaci tek shrimtari i madh August Cersac i cili pasi degjoi pa fryme rrefimin e tij dyoresh per vuajtjet e shqiptareve ne Kosove e porositi qe kete flijim ta nxirrte ne leter thote shkrimtari i mirenjohur malazez Mirash Martinovic i cili shkroi per te ne nje kohe kur pak shkruhej e edhe me pak botohej.

Ushtrite vdesin mbreterite kalojne por vargjet mbesin

Ato vargje jane me te fuqishme se ushtrite sepse ato jane vrare mbreterite kane kaluar por ato kane mbetur. Sepse ai ishte me popullin shqiptar kur asnjeri nuk ishte dhe vargjet madheshtore te Ali Binakut me te cilat i qendroi prane popullit shqiptar jane me te qendrueshme se guret se shkembinjte se bjeshket e toka e Kosoves. Atebote ky ishte nje guxim vetvrases Por fakti se ne jemi ketu sot bashke tregon se veprat dhe poetet e medhenj jetojne perjetesisht ndersa mesazhet njerezore nuk vdesin kurre. Ato vargje kane larguar xhembat nga rruga qe ne te mund te vime deri te varri i tij nje borxh ndaj shkruesit te ketyre vargjeve dhe ndaj atyre qe ua kushtoi.

Shkrimtari i shquar malazez Mirash Martinovic eshte nje shembull tjeter i dashurise respektit bashkendjenjes dhe lidhjes ndermjet popujve i cili ne radhen e dhjetera librave me tema antike e ka edhe romanin Teuta kushtuar mbretereshes ilire. Nepermjet ketij romani Martinovic kthehet 24 shekuj prapa ne kohe atje ku bashkohen popujt e Ballkanit. Ndersa lehtesim ne rrugetimin e tij ishin nje ekip arkeologesh polak te cilet pas germimesh 12-te vjecare ne Rizon zbuluan nje qytet njeri nder selite e mbretereshes Teuta dhe vendi ku ajo u pa per here te fundit rrefen Martinovic.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shkrimtari Mirash Martinovic

Martinovic Rrugetova neper 24 shekuj per ta rigjetur mbretereshen ilire

Kur degjova emrin Teuta mu duk si nje enigme e cila therret te nisem ne kerkim te saj. Dhe une iu pergjigja kesaj thirrjeje dhe udhetova neper 24 shekuj. Kesaj vere ky ekip arkeologesh gjeti nje unaze gruaje e cila mund te jete e mbretereshes Teuta. Dhe teksa mbaja ne shuplake ate unaze te arte me gure te cmueshem e diamante dhe me nje figure mbreterore une paramendoja gishtrinjte te cilet e kane mbajtur dhe pata ndjenjen se ajo dore po shtrihet ure ndermjet nesh dhe atyre qe jetuan pergjate ketyre shekujve. Ajo na thote te shtrengojme duart dhe te njihemi sepse kjo eshte pasuri diversitet dhe autenticitet. Ndersa nga vizita ne Kosove dhe takimi me njerez te perzemert dhe zemerhapur une fillova te besoj se ai simbol i Teutes m ka gjetur mua ngaqe ka dashur ringjalljen. Dhe une e kam ringjallur ate nepermjet libri tim TEUTA.

Sipas poetit te Kosoves Ali Podrimja autor i dhjetera vellimeve dhe perfaqesues tipik i poezise shqiptare i perkthyer ne disa gjuhe te huaja letersia i afron popujt dhe i ben ata me te forte.

Por ne duhet te dime se cka po i ofrojme lexuesit shqiptar apo lexuesit malazez. Ne si shqiptare duhet te kontribuojme ne kultivimin e letersise malazeze per te deshmuar se ne jemi te interesuar qe popujt fqinj te sillen ashtu sic duhet te sillet vellai me vellane dhe ta ndihmojme njeri-tjetrin per te ec ne rruge me te ndricuar. Ne duhet ta mundim te keqen me dinjitet. Perndryshe nese vazhdojme keshtu te ecim si te verber atehere patjeter do te ndodhin edhe shume te keqija thote Podrimja.

Podrimja Letersia i afron popujt dhe i ben me te forte

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shkrimtari Ali Podrimja

Sipas poetit shqiptar Podrimja dhe poetit malazez Martinoviq shkembimi letrar ndermjet te dyja shteteve po ze vend gjithnje e me shume. Se si ne Kosove po ashtu edhe ne Mal te Zi eshte nje hapje e ndersjelle dhe nje deshire qe poezia e te dy popujve te jetoje ne keto hapesira.

Nese Ismail Kadare me veprat e tij ka bere dicka qe skane mundur ta bejne brezat tjere e njejta mund te ndodhe dhe me Jevrem Berkovicin i cili ne kohet me te veshtira ka luftu per ceshtjen shqiptare. Nuk ka pas krijues ne ish-Jugosllavi i cili ne Kongresin e Shkrimtareve ne Novi Sad ka thene hapur Une do tvdes per shqiptaret. Kjo eshte dicka madheshtore Prandaj une sm und tia kthej shpinen mikut tim Berkoviqit por duhet me ia zgjat doren thote Podrimja.

Sepse do te thoshte shkrimtari malazez Jevrem Brkovi Vargjet e poeteve dhe varret jane shenjtore te cilat iu kthehen te gjitheve. Dhe jane poetet ata qe vellazerite dhe dashurite individuale i kultivojne dhe i rrisin ne dashuri ndermjet popujve.

Autor Ajete Beqiraj

Redaktoi Angjelina Verbica

160

160

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›