E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjisti i gjendjes civile, Maqedonia do ta hartojë sipas modelit shqiptar

Shembulli më i mirë se si funksionn regjistri online i gjendjes civile është marrë Shqipëria. Kështu përfaqësues të ministrisë së drejtësisë së Maqedonisë kanë mbërritur në Shqipëri për të parë se si funksionin ky regjistër për të bërë të mundur implementimin e tij edhte në shtetin e tyre. Në drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile janë takuar përfaqësues austriak, shqiptar si dhe maqedonas për të treguar mënyrën se si funksionin ky sistem. Kështu maqedonia ka zgjedhur modelin austriak si më të mirin, i cili ka rezultuar i implementuar në mënyrën më perfekte në vendin tonë. Pas diskutimeve që janë bërë në takimin e ditës së enjte mes përfaqësuseve maqedonas, shqiptare dhe austriak do të vendoset nëse edhe maqedonia do të ketë këtë regjistër online apo jo. Ndërkohë, drejtori i regjistrit civil të austrisë do të bëjë një vizitë edhe në një nga gjendjet civile në Tiranë për të parë nga afër se si shkon puna e regjsitrit civil online.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›