E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ demonstron trans. elektronik të votimeve

Nga Besian Ajazi
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka demonstruar sot funksionimin e transmetimeve elektronike të të dhënave nga vendet e numërimit të votave në selinë e KQZ-së. Me këtë sistem synohet transparenca rezultati online dhe siguria. 

TIRANE- Tre ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit, drejtoria teknike e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ka demostruar para anëtarëve mënyrën e funksionimit të sistemit të transmetimit elektronik të të dhënave nga vendet e numërimit të votave në selinë e KQZ-së. Me këtë sistem i cili aplikohet për herë të parë në vend synohet transparenca, efektshmëria, rezultati online dhe siguria. Videot e transmetuara do të pasqyrojnë atë ç’ka ndodh në kohë reale në procesin e numërimit.
Këto transmetime dhe rezultatet do të shfaqen në kohë reale në monitoret e vendosur në ambjentet e KQZ-së dhe do ti ofrohen mediave. Kamerat e tavolinës do të bëjnë të mundur shikimin e procesit të vlerësimit të fletëve të votimit në secilën tavolinë duke transmetuar për vëzhguesit e pranishëm në 16 monitorë 32 polësh, i mjaftueshëm për pamje të qartë të fletës së votimit. Procesi i numërimit do të jetë në regjistrim të plotë. Kamerat e tavolinës do të transmetojnë në monitorë procesin e vlerësimit të fletëve të votimit dhe mundësojnë regjistrimin e këtij procesi. Kamera e dhomës 360 gradë do të mundësojë regjistrimin e ambjentit të vendit të numërimit gjatë të gjithë kohës së zhvillimit të procesit. Këto regjistrime do të jenë të mundshme për vëzhgim kurdo qoftë pas përfundimit të procesit. Fleta e votimit do të vendoset në një vend të caktuar të tavolinës së numërimit dhe sipër këtij vendi do të jetë e instaluar një kamër, e cila do ta transmetojë fletën e votimit në monitorin që ndodhet në vendin e numërimit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›