E Hënë, 2 Nëntor 2026

Regjistrimet në shkollat e mesme, këtë vit më shumë interes për shkollën me kohë të pjesshme

Regjistrimet për klasat e 10-ta kanë nisur prej fillimit të korrikut e do zgjasin deri në fillim të shtatorit.

Interesi për studimet me kohë të pjesshme edhe këtë vit është i lartë. Drejtori i gjimnazit “Kolë Idromeno” tregon se koha e pjesshme do të vijojë të jetë në kuotat maksimale, 59 nxënës në klasën e 10-të.

“Te gjimnazi me kohë të plotë nuk është akoma aty ku ne dëshirojmë, por ndoshta kjo është për shkak se jemi transferuar në një shkollë tjetër sa të bëhet shkolla e re. Shpresojmë që deri në fund të gushtit të arrijmë objektivat që kemi për regjistrimet,” thotë drejtori i gjimnazit, Gazmir Jahiqi.

Nga 59 kuota që janë për klasat e 10 të sistemit të pjesshëm aktualisht janë regjistruar 35 nxënës

“Eksperienca prej pesë vitesh më tregon se deri në fund mund t’i kalojmë pritshmëritë,” thekson z. Jahiqi.

Vitin e shkuar gjimnazi “Kolë Idromeno” u zhvendos pranë shkollës “Ali Lacej” për shkak të rikontruksionit të godinës. Edhe këtë vit duket se shkolla do vijojë të ruajë të njëjtat kuota, dy klasa për kohën e pjesshme dhe një klasë për gjimnazistët me kohë të plotë.

Gazetare: Merisa Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›