Kostumet popullore në dasma – Ceremoninë e dasmave edhe festa të identitetit kulturor

Veshja me kostume popullore në ditën e dasmës po kthehet në një trend që bashkon të kaluarën me të tashmen. Çiftet e reja po zgjedhin të veshin traditën, duke e kthyer ceremoninë e tyre në një festë të identitetit kulturor.
“Kostumet popullore janë trashëgimi e kulturës sonë dhe po përdoren në dasma, duke nxitur kështu rininë për të ruajtur identitetin”, u shpreh artizania Dhurata Shiroka.
Dhurata na tregon se kostumet e preferuara nuk janë vetëm të Shkodrës.
“Kostumet më të kërkuara janë ato të Shkodrës, xhubleta e Malësisë e etj.”, tha ajo.
Artizania Dhurata shprehet se ndjen emocione të veçanta sa herë sheh veshjet e saj të zbukurojnë një dasmë.
Çdo kostum mbart historinë e një krahine dhe emocionet e duarve që e kanë punuar. Një traditë që jo vetëm nuk po humbet, por po rilind me krenari në çdo dasmë.
Gazetare: Blerta Cina
/rtsh.al/