Regjistrimi i popullsise Siguria leshon alarmin

Gjoni Raporti i SHISH tregoi se qarqe shoviniste duan te paraqesin idene e shoqerise multietnike
TIRAN - Nenkryetari i Komisionit kuvendor te Sigurise Ilir Gjoni ka kerkuar dje zhvillimin e nje seance degjimore me Ministrin e Teknologjise dhe te Inovacionit Genc Pollo per te dhene sqarime ne lidhje me procesin e regjistrimit te popullsise mbi baza etnike qe sipas tij mund te realizoje aspiratat e shovinisteve.
E shoh me interes dhe nje seance degjimore me drejtorin dhe me ministrin e Inovacionit nese mbulon problemin e regjistrimit te popullsise.
Ne gjykimin tone si opozite por jam i bindur edhe ju nga informacionet ka nje tentative nga qarqe te ndryshme per te manipuluar shifrat - theksoi Gjoni. Sipas deputetit socialist kerkesa per te ftuar ministrin Pollo ka si qellim informimin per procesin e regjistrimit te popullsise parashikuar per tu bere ne prill.
E kam me teper per procesin e sigurise sepse aty ju e dini shume mire ne Konventen per te Drejtat e Minoriteteve zbatohet neni 3 i Vetedeklarimit nderkohe qe elementet shpjegues te ketij neni ka edhe disa klauzola qe behen paraprires per cdo lloj abuzimi - sqaroi ai.
Nenkryetari i Komisionit te Sigurise deklaroi se ne qofte se dikush pretendon se quhet x eshte detyrim i punonjesit te Gjendjes Civile qe te pyese per emrin e te atit nenes dhe te dhenave te tjera.
Sipas tij strukturat shteterore duhet te verifikojne nese pretendimi i paraqitur nga qytetari perputhet me perkatesine etnike te trungut familjar Ky eshte shqetesimi qe kemi ne qe e kane shprehur mjaft figura do te ishte mire ti paraprinim.
Kam parasysh edhe nje informacion qe na eshte bere nga kreu i SHISH qe disa qarqe shoviniste duan te paraqesin idene e shoqerise multietnike dhe gjykoj ne mendimin tim se momenti kur ata mund ta realizojne praktikisht kete teze te tyre eshte momenti i regjistrimit te popullsise.
Gjykoj se eshte e udhes qe te gjeni instrumentet paraprires - tha Gjoni. Per kete kerkese edhe mazhoranca dha konsensusin e saj dhe ne vitin 2011 pritet qe te zhvillohet edhe seanca degjimore.
Gjykata degjoi dje pretendimet e paleve ne lidhje me kerkesen e PD-se per te interpretuar kompetencat e Topit
Kushtetuesja presidenca injoron mazhorancen
TIRAN - Institucioni i Presidentit te Republikes ka injoruar dje kerkesen qe mazhoranca i ka bere Gjykates Kushtetuese per te interpretuar kompetencat e Presidentit per emerimin e gjyqtareve. Nepermjet nje letre drejtuar Gjykates Kushtetuese presidenca ka njoftuar se jane ezauruar te gjitha funksionet e percaktuara nga Kushtetuta.
Kompetencat e Presidentit te Republikes lidhen me emerimin e anetareve te Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte proceduar sipas atributeve qe ka parashtruar procedura. Per sa i perket plotesimit te vendeve vakante ne dy gjykatat e vendit Presidenti i Republikes e quan te permbushur funksionin e tij kushtetues.
Prandaj nuk do te paraqese argumente lidhur kerkesen e gjykimit duke besuar tek Gjykata Kushtetuese - thuhet ne letren e paraqitur nga institucioni i Presidences.
Ne kerkesen e deputeteve te PD-se te dorezuar ne fillim te nentorit kerkohet percaktimi i rolit te Kuvendit dhe Presidences ne perzgjedhjen e gjyqtareve te larte dhe kushtetues dhe percaktimi i kritereve te perzgjedhjes se gjyqtareve.
Ligji nr. 8577 Date 10.02.2000 Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese nuk na sqaron per rotacionin e anetaresise nderkohe qe edhe po te shihet thjesht nen kendveshtrimin praktik gjashte anetareve te Gjykates Kushtetuese ne rast se do te miratohen kater kandidaturat ne Kuvend iu mbaron mandati ne vitin 2019. Kjo kuptueshem eshte ne skajin e kundert me kerkesen kushtetuese te perteritjes se nje te tretes se anetaresise cdo tre vjet.
Me fjale te tjera a duhet te heshtet dhe te bashkejetohet me nje shkelje te tille kushtetuese edhe sikur ligji te mos ta parashikoje rotacion qarte dhe sakte edhe sikur amendimimi i tij te jete i pamundur per nje sere arsyesh dhe faktoresh - tha dje deputeti i PD-se Viktor Gumi ne Kushtetuese.
Ndersa pala tjeter e interesuar ne kete proces Kuvendi ndau te njejta mendime me grupin e deputeteve demokrate per nevojen ne interpretimit te tre neneve te Kushtetutes.
Pasi degjoi per me shume se tre ore argumentet e demokrateve si kerkues dhe te perfaqesuesve te Kuvendit si pale e interesuar Gjykata Kushtetuese u terhoq per te marre nje vendim. Trupi Gjykues terhiqet per vendim do te njoftoheni per vendimmarrjen nepermjet administrates gjyqesore - tha Bashkim Dedja kryetari i Gjykates Kushtetuese.