E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takim me rrjetin rinor te Tiranes

Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të bashkisë së Tiranës, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me rrjetin rinor të kryeqytetit.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka inkurajuar të rinjtë për një të ardhme më të mirë dhe për më shumë kurajë për kalimin e pengesave që hasin gjatë jetës.

“Bashkia e Tiranës u është mirënjohëse nxënësve të mirë. Ne së bashku, sfidat që kemi përpara i përballojmë me shumë kurajë. Ju do të jeni gjithmonë të mirëpritur për këshilla dhe sugjerime”, u është drejtuar Rama të rinjve.

Më tej, kryebashkiaku u është përgjigjur pyetjeve të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›