E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi i popullsisë, Lohan: Ruajta e privatësisë, e rëndësishme

Ambasadori i KE-së në Tiranë Helmut Lohan e ka cilësuar regjistrimin e popullsisë si një proces mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë por theksoi se ruajtja e privatësisë është thelbësore në këtë proces.

Duke folur në një aktivitet të organizuar në hotel "Sheraton" për regjistrimin e popullsisë Lohan u shpreh lidhur me rëndësinë e procesit të regjistrimit të popullsisë pasi do të tregojë me saktësi shtimin e popullsisë në qytete.

"Mjaft e rëndësishme është ruajta e privatësisë së personave që do të plotësojnë pyetësorin" theksoi Lohan duke shtuar se me anë të këtij pyetësori do të merren të dhëna të sakta edhe për besimin fetar të shqiptarëve.

Gjithashtu ambasadori Lohan përgëzoi angazhimin e faktorëve të ndryshëm në projektin e regjistrimit të popullsisë duke theksuar se ky bashkëpunim do të jetë edhe garancia e suksesit të këtij projekti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›