E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni veror, policia rrugore shton patrullimin në zonat turistike

Shtim të punonjësve të policisë dhe të patrullimit në zonat turisike. Por jo vetëm kaq edhe të policisë rrugore në akset kryesore gjatë sezonit veror. Janë këto disa nga masat që ka marrë policia e Tiranës për të siguruar rend dhe qetësi për pushuesit gjatë pushimeve verore. Bedri Hasanaj shefi i seksionit të kontrollit të territorit dhe patrullës së përgjithshme në sektorin e sigurisë publike në drejtorinë e policisë të Tiranës tregon me detaje se ku do të qëndrojnë forcat e policisë për muajt e verës.

Por masa të tjera që ka marrë policia e kryeqytetit janë edhe për gjatë ditëve që zhvilohet kampionat botëror.

Madje sipas Hasanjat këtë vit do të akordohet puna edhe me qeverinë vendore për të vendosur një orar fiks për lokalet me muzikë për t'u siguruar pushuesve qetësi dhe kushte gjatë pushimeve. Gjithashtu janë vendosur në zona të dukshme edhe numra fiks të policisë dhe të emergjencave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›