E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi i popullsise RROSH Kunder perkatesise etnike

TIRANEuml- Rrjeti i Organizatave Shqiptare nepermjet nje deklarate per mediat shprehet kunder variantit te fundit te regjistrimit te popullsise mbi baza etnike. Sipas RROSH perkatesia etnike dhe kombetare nuk mund te jete nje zgjedhje e lire individuale por eshte e percaktuar nga trashegimia e gjithsecilit e cila eshte e regjistruar ne regjistrat themeltare te gjendjes civile. Perkatesia etnike nje fakt historik i vulosur prej brezave njerezore te shkuar dhe nuk percaktohet me vetedeklarim- thuhet ne deklarate.

Ne deklarate theksohet se vetedeklarimi i etnise ne regjistrimin e ardhshem te popullsise do te krijonte nje precedent te rrezikshem per te zyrtarizuar manipulimet e paligjshme qe jane kryer deri tani me qellimin per te zmadhuar artificialisht pakicat etnike e kulturore ne pergjithesi dhe numrin e pakices greke ne vecanti per te zgjeruar padrejtesisht shtrirjen gjeografike dhe historike te kesaj pakice ne territorin e Republikes se Shqiperise.

Duke i kerkuar qeverise shqiptare te mbroje interesin kombetar RROSH kerkon heqjen nga pyetesori i regjistrimit te popullsise pyetjen per vetedeklarimin e etnise. Eshte detyrim i qeverise se Shqiperise qe te mbroje interesin kombetar dhe ne kete fryme i bejme thirrje qe te heqe nga pyetesori i regjistrimit te popullsise dhe te banesave pyetjen per vetedeklarimin e etnise- perfundon deklarata.

Rrjeti i Organizatave Shqiptare eshte nje forum i organizatave shoqerore shqiptare nga Republika e Shqiperise Republika e Kosoves Republika e Maqedonise Republika e Malit te Zi Lugina e Presheves per te bashkerenduar perpjekjet per nje jete sa me te mire dhe me dinjitet te shqiptareve kudo ku jane. Rrjeti i Organizatave Shqiptare-Dega e Shqiperise Klubi Kombetar ASAN Tifozat Kuq e Zi Shoqata Cameria Klubi i Patrioteve te Rinj Levizja Mjaft Instituti Antonio Gramshi Shoqata Patriotike Tepelena.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›