E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau per gjakmarrje burg pa afat 29-vjecarit nga Dibra

PESHKOPI - Gjykata e Dibres vendosi dje masen e sigurise arrest me burg per 29-vjecarin Moisi Reci. Ai u akuzua nga prokuroria e ketij rrethi per veprat penale te vrasjes me paramendim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake. I riu eshte autor i vrasjes per motive gjakmarrje te 48-vjecarit Bujar Zebi ne Diber ngjarje e ndodhur pak dite me pare. Megjithese i akuzuari eshte shprehur se krimin e ka kryer pas nje sherri te momentit prokuroria ka konstatuar se vrasja ka qene e paramenduar. Akuza dokumentoi se Reci kishte udhetuar nga qyteti i Peshkopise per ne fshatin Ushtelenxe i armatosur. Ai kishte vrojtuar te gjitha levizjet e viktimes derisa ka gjetur momentin per ta vrare ate kur u takuan. I pandehuri Moisi Reci ka pranuar autoresine e vrasjes se Bujar Zebit por eshte perpjekur te justifikohet se takimi me te buze lumit Drin ishte per te sqaruar nje ceshtje te vjeter. Arrestimi i Recit u

krye ne banesen e tij ne qytetin e Peshkopise pas nje operacioni te organizuar nga policia e ketij rrethi. Gjate seances se djeshme i riu pranoi krimin para togave te zeza ndersa sqaroi se ishte takuar me viktimen per te sqaruar vrasjen e babait te tij dy vjet me pare.
20-vjecari eshte djali i 60-vjecarit Hashim Reci i vrare ne vitin 2008 nga babai i viktimes Qemal Zebi. Pikerisht per kete shkak dyshohet te jete kryer edhe vrasja e pak diteve me pare teksa viktima ndodhej ne breg te lumit Drini i Zi duke transportuar materiale inerte per disa punime qe po kryente ne shtepine e tij. Pas krimit te rende policia e Dibres u vu menjehere ne levizje dhe identifikoi 29-vjecarin si autor te dyshuar te saj. Blute zhvilluan nje operacion per kapjen e Recit duke e arrestuar ate ne banese pa asnje rezistence. h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›