Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, nesër rezultatet

Një vit pas realizimit të proçesit, të premten pritet të publikohen rezultatet e regjistrimit të popullsisë dhe banesave në Kosovë. Por në këtë publikim do të jenë vetëm 60 për qind e të dhënave të përgjishme dhe mungojnë të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe banesave në tri komunat serbe në veri të Kosovës dhe pjesës veriore të Mitrovicës.
Isa Krasniqi, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë të Statistikave të Kosovës ka thënë se pjesa tjetër e të dhënave do të publikohet në vazhdim. Ndërsa, Pieter Eveauers, drejtor i Eurostatit ka pohuar se përgjegjësi e tyre është të mbikëqyrin procesin dhe jo të merren me çështjet politike.
Në raportin, i cili pritet të publikohet nesër, do të mësohet struktura e popullatës, gjendja e punësimit, planifikimi urban, qasja në teknologji, qasja në ujë të pijshëm dhe shërbime të tjera, shkalla arsimore e popullsisë, përbëërja e ekonomive familjare dhe ndër të tjera edhe burimi i të ardhurave të kosovarëve.