E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK e gatshme për përgjegjësi, hesht për koalicionin

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka vënë në qendër të diskutimit zhvillimet politike në vend, por jo edhe çështjen e koalicionit, në mbledhjen e rregullt të kryesisë. Një nga anëtarët e kryesisë së kësaj partie, Besnik Tahiri, ka thënë se AAK është e gatshme të marrë përgjegjësi për tema që kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit.
 

"Siç thashë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e gatshme për vendin për tema që ndërlidhin drejtpërdrejt me funksionimin e shtetësisë së Kosovës e mbi të gjitha konsolidimin e vendit. Pra, jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi. Nuk kemi diskutuar çështjen se a jemi të gatshëm me këtë apo me atë. Se ju thashë edhe njëherë duke qenë se si subjekt politik për shumë vite ballafaqohet me sfidë të madhe ne jemi në pritje mendojmë që ky vendim të merret shumë shpejt për këtë arsye ne nuk e kemi diskutuar këtë çështje", ka theksuar Tahiri.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›