E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi ne minuten e fundit shenje paniku e Rames

PS regjistrohet ne KQZ ne pikepyetje dorezimi i komisionereve. Pas PS-se dorezojne kerkesen dhe aleatet PSDS e PDS

Partia Socialiste me ne fund dorezohet. Edhe pse ne limitet kohore ajo dorezon ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve kerkesen zyrtare per tu bere pjese e gares elektorale. Shembullin e Partise Socialiste e kane ndjekur dhe aleatet e saj Partia Socialdemokrate dhe Partia Demokracia Sociale. Dy dite me pare eshte regjistruar ne KQZ edhe Partia Demokristiane nje tjeter parti opozitare por nderkohe mbetet ende ne pikepyetje ceshtja e komisionereve. Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut nuk kane plotesuar detyrimi ligjore per propozimin e komisionereve per 66 KZAZ-te te cilat tashme jane konstituuar duke u plotesuar me njerez apolitike.

Dorezohet kerkesa

Perfaqesuesi i Partise Socialiste Genci Gjoncaj dorezoi mesditen e djeshme ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve kerkesen zyrtare per regjistrimin ne garen elektorale te 8 majit. Po ashtu kerkesen per regjistrim e ka dorezuar edhe Partia Socialdemokrate e Skender Gjinushit dhe me heret dhe Partia Demokracia Sociale e drejtuar nga Paskal Milo dhe aleatja tjeter PBDNJ. Te tria keto parti jane aleate te socialisteve. Burime nga KQZ sqarojne nderkohe se pritet qe sot brenda mesdites te behet dhe miratimi i ketyre kerkesave te cilat fillimisht verifikohen nga administrata e komisionit. Kodi Zgjedhor parashikon qe regjistrimi i partive politike duhet te kryhet deri 60 dite para dites se zgjedhjeve. Regjistrimi i Partise Socialiste erdhi pasi lidershipi i saj ndryshoi qendrimin ne lidhje me zgjedhjet lokale. Fillimisht kreu i selise roze Edi Rama shpreh hapur se kurrsesi nuk mund te zhvilloheshin zgjedhjet lokale pa bere transparencen e zgjedhjeve te meparshme ato politike te 8 qershorit 2009 por ky qendrim ndryshoi pak dite me pare. Nga Athina ku merrte pjese ne samitin e Socialisteve Evropiane Rama tha se deklaroi se partia e tij nuk do te bojkotonte zgjedhjet. Por duke artikuluar njekohesisht dhe 3 kushte per marrjen pjese ne to listat e zgjedhesve leternjoftimet dhe rikompozimin e KQZ-se. Ndonese u qendroi besnike afateve te regjistrimit prej nje muaji PS ka shkelur ato te dorezimit te komisionereve te nivelit te dyte te cilat KQZ i plotesoi me anetare jashte politikes dhe njoftoi ngritjen e tyre te dielen. Gjithsesi pritet qe vendimi per regjistrimin ne gare te pasohet me nje tjeter vendim te PS-se ate per te dorezuar emrat e komisionereve per te plotesuar keshtu me 7 anetare Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve.

Kompleksi parlamentar Rusmali Bode shtyu diskutimin e draftit

Shtyhet diskutimi per projektligjin e ri per kompleksin e ri parlamentar. Shkak kete here eshte bere rikthimi i draftit ne Ministrine e Financave per te percaktuar ne kete menyre dhe faturen financiare te tij. Pohimi u be dje dhe nga kreu i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali. Lidhur me projektligjin qe ne kemi ne axhende per neser ka nje detyrim kushtetues per te opinionin e ekzekutivit lidhur me ate projektligj. Eumlshte derguar letra ne date 4 ne drejtim te qeverise dhe Ministrise se Financave dhe per shkak te ketij detyrimi kushtetues ne duhet te presim pergjigjen e ekzekutivit te pakten ne afatin qe imponon Kushtetuta. Keshtu do e rifusim ne axhende projektligjin per kompleksin parlamentar sa te marrin mendimin e Ekzekutivit - sqaroi ai. Kalendari i punimeve te Komisionit te Ligjeve parashikonte qe drafti te diskutohej sot ne Komisionin e Ligjeve. Nderkohe ne Kuvend kane mberritur propozimet e studiove te para lidhur me projektin e kompleksit te ri parlamentar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›